• |
ide | kryesore

Bledi Çuçi thumbon Donald Lu-në, e llogarit si deputet të PS-së

Lajme



Numri i paktë i deputetëve të mazhorancës në Konferencën për teknologjitë e reja të votimit, tërhoqi vëmendjen e ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili u shpreh me ironi:
“Më lejoni të falënderoj opozitën që iu bashkua kësaj konference, në një numër të madh. Dhe më lejoni të pyes se çfarë ndodhi me mazhorancën. Mund të shoh 2 ose 3 anëtar të mazhorancës dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegoi se pse të tjerët janë ende në shtrat sot. Unë do të thoja që kjo ngre pyetjen nëse mazhoranca e ka marr seriozisht çështjen e votimit elektronik. Binin dakord apo jo me përdorimin e teknologjisë, e rëndësishme është që të dyja, si mazhoranca dhe opozita të jenë pjesë e këtij diskutimi”, tha Lu.

Me të njëjtën ironi iu përgjigj edhe Bled Çuçi, bashkëkryetar i Komisonit për Reformën Zgjedhore.
“Mos të dyshojë në asnjë moment për seriozitetin e Partisë Socialiste, sepse në salle janë 7 të komisionit ad hoc të reformës territoriale. Madje, me standardin e opozitës, duke ju pasur juve në krah, bëhemi 8”, tha Çuçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *