• |
ide | kryesore

Berisha zbulon emrin e policit që dekonspiroi aksionin për kapjen e Klement Ballit

Lajme, Të fundit



Sali Berisha publikoi denoncimin e një qytetari i cili denoncoi lidhjen e punonjësit të policisë, Vangjel Xhavara me Klement Balilin, i cili prej më shumë se një viti është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Sipas Berishës, Balili i emëronte punonjësit e tij të larguar nga policia, në pika kyçe në komisariatin e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim që t’u shërbenin. Qytetari i shkruan Berishës se ka fakte që shefi i policisë ka dekonspiruar kapjen e Balilit, ndërsa shton se i ka parë edhe duke u takuar bashkë tek Santa Quaranta.

MESAZHI I BERISHËS:
Balili i emëronte punonjesit e tij te larguar nga policia, ne pika kyçe ne komisariatin e Sarandes dhe Delvines!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Miredita Doktor!
Jam nje qytetar nga qyteti I Sarandes
Para disa vitesh kam punuar polic private tek security Balili (kompania e eskobarit)
Po esht e vertet qe ish shefi I Delvines Vangjel Xhavara ne kohen e PD prokuroria e Sarandes e ka shpallur ne kerkim per trafik narkotikesh pasi ndaj Ketij personi kishte prova, dhe u lirua nga detyra. Gjate kohes qe ishte pa pune ka punuar drejtues teknik tek Balili Security bashke me mua,ku ne thoshte sa te marre PS pushtetin do behem shefi madh
Kur erdhi ne pushtet RiLidhja (Rama) zoti Kelmend Balili e menjehere ka punesuar ne komisariatin e Sarandes si shefin kartotekes Vangjel xhavaren
Ky i fundit ka bere te mundur fshirjen e gjithë informacioneve dhe materialeve me rendesi Ndaj vetes tija dhe Ndaj familjes narko trafikante Balili
Informacioni ne fjale eshtë I sakte pasi re gjitha I kam degjuar nga vet shtetasi Vangjel Xhavara kur takohesh me Kelmend Balili tek Santa quaranta

Esht e vertet qe Vangjel Xhavara ka bere dekospirim per kapjen e Eskobarit
Te pershendes doktor dhe te duam fort”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *