I ftohti i acartë do të dominojë të gjithë vendit sot. Meteorologët këshillojnë të kihet kujdes për shkak të ngricave jo vetëm në zonat malore, ku do të ketë mjegull, por edhe në ultësirën perëndimore dhe në jug. Sipas Meteoalb, temperaturat do të ulen sot paradite dhe në mbrëmje.
“Mot i kthjellët por shumë i ftohtë mbizotëron të gjithë territorin shqiptar, por në Veri – Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës. Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10 – 11°C” njofton Meteoalb.