• |
ide | kryesore

“Nxënësit e “Ismail Qemalit” konjak, duhan dhe bixhoz”, raporti që i shkruhej Enverit

Dossier

Zbulohet raporti i vitit 1973, ku Jovan Bardhi, informon udhëheqjen e lartë për “ismailqemalsat” që kryenin sjellje të padenja gjatë zborit ushtarak në Mamurras.

Nga Dashnor Kaloçi

Gjimnazistëve të sotëm, djem dhe vajza, të cilët janë përdorues të rregullt të alkolit apo duhanit, as që mund t’ju shkoj fare nëpër mënd dhe nuk do të arrijnë dot ta kuptojnë, se për të tilla gjëra, bashkëmoshatarët të tyre, të para viteve ’90-të, do të bëheshin objekt kritikash dhe autokritikash në mbledhjet e organizatave të rinisë së asaj kohe, pasi duhani, alkoli apo dhe loja me letra, ishin rreptësisht të ndaluara?! Dhe ata që kapeshin me to, jo vetëm që u thyhej nota në sjellje dhe nëse e kishin të përsëritur, përjashtoheshin nga organizata e rinisë dhe nga shkolla, por çështja e tyre bëhej objekt diskutimi deri në organet më të larta partiake dhe shtetërore të regjimit komunist në fuqi. Madje me atë “problem” merrej vetë kreu i regjimit, Enver Hoxha, si dhe krerët më të lartë të udhëheqjes komuniste që vinin pas tij, si Ramiz Alia, Haki Toska, etj. Kjo gjë, veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor i vitit 1973 që publikohet për herë të parë ekskluzivisht për gazetën Tema, i cili bën fjalë për një një grup gjimnazistësh “ismailqemalsa”, që gjatë zborit ushtarak në Drojë të Mamurrasit, ishin kapur duke pirë konjak, alkol dhe duke luajtur me letra. Për këtë veprim të tyre, sekretari i parë i Komitetit Qëndror të Bashkimit të Rinisë së Punës Shqipërisë së asaj kohe, Jovan Bardhi, ka informuar Komitetin Qëndror të PPSH-së, dhe ceshtja e tyre ka shkuar deri te Enver Hoxha, i cili ka vene firmen mbi ate dokumnet dhe ua ka deleguar vartesve, Ramiz Alia, Haki Toska, Petro Dode etj. Të cilët kanë vënë gjithashtu rmat në atë dokument, gjë që tregon se janë marrë me çështjen në fjalë. Ajo që bie në sy në dokumentin në fjalë, është ajo që: emrat e nxënësve të “Ismail Qemalit” që janë kapur me alkol, letra dhe duhan, janë të gjithë me biogra të mirë, (më pas u goditën si p.sh. familjet Dodbiba, Titani etj), madje disa nga prindërit e tyre ishin me funksione të larta partiake e shtetërore, gjë e cila “tregon mësëmiri” se PPSH-ja, nuk bënte dallime dhe kishte një vijë sjellje për të gjithë…?!

BASHKIMI I RINISE SE PUNES SHQIPERISE KOMITETI QENDROR

I N F O R M A C I O N

Shokut Leka Shkurti

Pranë Aparatit K. Q. te Rinise

Informohemi nga Komiteti i Rinisë i Tiranës se në repartin e Mamurrasit ku zhvillojnë stërvitjen nxënësit e vitit të III dhe të IV të shkollës “Ismail Qemali” të Tiranës, ka ndodhur kjo ngjarje: Ditën e dielë, më datë 9 shtator, ora 19, 11 të rinj, midis tyre dy vajza, janë gjetur duke pirë konjak, disa prej tyre edhe janë dehur.

Një grup prej tyre kanë luajtur me letra më parë dhe me paratë kanë blere dy shishe konjak dhe janë shtruar duke pirë në një kodër afër repartit.

Në fillim këtë punë e kanë nisur tre të rinjë pastaj janë afruar dhe tetë të tjerë. Në këtë ngjarje, janë mpleksur këta persona …

Sokrat Petraq Titani, nxenes i klases se IV i dobet ne mesime

Genc Shaban Skënderi, nxënës i klasës së IV-të, i dobët në mësime që e ka përsëritur vitin e dytë.

Genc Pirro Dodbiba, nxënës i vitit të III-të, nxënës i mirë dhe aktivist i organizatës së rinisë.

Osman Ramazan Baroni, nxënës në vitin e IV-të, i dobët në mësime, ka përsëritur vitin e III-të, nuk është anëtar i Bashkimit të Rinisë.

Ka pasur çfaqje të huaja në paraqitjen e jashtme. Sokol Muke Turani ka ardhur këtë vit në këtë shkollë nga Pogradeci, i jati është anëtar partie dhe pedagog në shkollën e Artilerisë.

Elda Agron Balili dhe Irma Myzafer Spaho, të dyja të dobta në mësime dhe kanë pirë alkol dhe cigare Edmond Qamil Gëzdari, nxënës i vitit të III-të, mesatar në mësime, aktivist në organizatën e rinisë. Veron Mati Baba, nxënës në vitin e III-të, i jati oocer në repartin kundërajror.

E ëma drejtoreshë në shkollën Konferenca e Labinotit. Nxënës i mirë dhe i sjellshëm. Edmond Mane Aliaj, nxënës i vitit të III-të, i jati ocer në shkollën e Artilerisë dhe e ëma pranë Aparatit të Komitetit Qëndror të Partisë. Adrian Yzedin Dervishi, nxënës i klasës së IV-të.

Të katër të fundit, vetë nuk kanë pirë, por kanë qëndruar në shoqërinë me të tjerët dhe nuk janë ngritur kundër veprimit të tyre. Njëri nga këta, Sokol Titani, që ishte dhe iniciatori, kishte pirë shumë, saqë e dërguian në infermeri, ku u përmënd pas disa orësh.1

Sokol Titani Sokol Turani Genc Dodbiba Elda Balili Irma Spaho I paralajmëruan për t’i përjashtuar nga organizata e rinisë dhe i propozuan Këshillit Pedagogjik për t’i thyer nga një notë në sjellje.

Të tjerët I kritikuan rreptë para organizatës. Komiteti i Rinisë në rastin më të afërt që do të ketë, këtë çështje do t’ja ngrejë kuadrve drejtuesë të organizatave të rinisë në shkolla, që të nxjerrin konkluzione nga ngjarja, për të forcuar punën edukative të rinisë shkollore.

Tiranë 19.IX.1973

JOVAN BARDHI

23

TEMA

1 Comment

  1. Ka akoma nostalgjike gjalle, tregojuani atyre. Megjithese do thone qe partishmeria shpetonte njeriun nga veset e alkolit dhe te duhanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu