• |
ide | kryesore

Sot Nata e Kadrit/ Ç’duhet të dini për natën që thuhet se vjen sa 1 mijë muaj

Arkiva, Dossier
kadrit



Pyetja më e shpeshtë gjatë 10-ditëshit të fundit të Ramazanit është: Kur është Nata e Kadrit? Kur duhet të agjëroj për Natën e Kadrit?

Kjo pyetje bëhet e rëndësishme për shkak se ka shumë nga ata që nuk agjërojnë gjatë gjithë Ramazanit, por zgjedhin të agjërojnë vetëm për Natën e Kadrit. Madje, ka edhe jomuslimanë të cilët e mbajnë këtë agjërim me sinqeritet të madh.

A lejohet të agjërosh vetëm për “Natën e Kadrit” dhe jo për gjithë muajin e Ramazanit? Në këtë rast, pyetja e parë është që a lejohet të agjërosh vetëm Natën e Kadrit, ndërkohë që agjërimi është për gjithë muajin e Ramazanit?

Përgjigjja e parë është “po”, pasi agjërimi gjatë Ramazanit gjithmonë është më i mirë sesa mosagjërimi, në kushtet kur njeriu gëzon shëndet dhe nuk është udhëtar. Përgjigjja e dytë është që një ditë agjërimi nuk mund të jetë zëvendësim i gjithë muajit të Ramazanit, andaj, besimtarët duhet të përpiqen të agjërojnë më shumë se një ditë, duke e çuar pak nga pak 30 ose 29 ditë numrin e ditëve të agjërimit.

Kur është Nata e Kadrit për Ramazanin e Vitit 2024?

Përgjigjja e shkurtër për ata që duan të agjërojnë vetëm një ditë, pra vetëm për “Natën e Kadrit”, është që nga një pjesë e muslimanëve konsiderohet nata e 27-të e çdo Ramazani, pra nata që fillon pas perëndimit të diellit të datës 5 prill 2024 (për vitin aktual). Shpesh njerëzit mbajnë agjërimin e ditës së 26-të të Ramazanit (5 prill 2024) dhe pastaj presin “Natën e Kadrit”.

Çfarë duhet të dini për Natën e Kadrit?

Nata e Kadrit nuk është e përcaktuar, por Profeti Muhammed s.a.v.s. tha se ajo bie në njërën prej netëve teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. Pra, ajo mund të jetë nata 21, 23, 25, 27 ose 29 e muajit të Ramazanit. Besimtari duhet ta kërkojë atë përmes lutjeve të sinqerta.

Çfarë është nata e Kadrit

Nata e Kadrit njihet si nata kur Kur’ani zbriti në tokë. Thuhet se agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 84 vite. E veçanta e kësaj nate qëndron në zbritjen e fjalës së Zotit përmes profetit Muhamed për mbarë njerëzimin.

Nata e Kadrit është një natë shumë e veçantë për besimtarët myslimanë. Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit të ardhshëm. Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës.

Zoti e veçoi dhe e ngriti këtë natë mbi të tjera edhe për faktin se në Kur’an ka një sure të veçantë me këtë emër, suretul Kadër. Ajetet e para që zbritën në këtë natë ishin ato që i dhanë vlerë shkollimit dhe diturisë, duke e përcaktuar islamin si fe që e kërkon dhe e obligon diturinë. Zbritja e sures së parë të Kur’anit u bë në shpellën Sira në këtë natë dhe ishin: “Lexo në emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë.” ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ka mundesi te me qartesoni ç’do me thene “Nata e kadrit dhe qe vjen ne 1000 muaj? Dhe. tjetra ç’pune kane shqiptaret me nje fe arabe qe nuk eshte i tyre? PS: Nese i tregoni keto gjera atehere ka sens shkrimi i juaj, ne te kunderten jeni shitur tek arabo tutqit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *