• |
ide | kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë në të gjithë botën

-Instant, Lajme, Të fundit



Gati një e katërta e popullësisë botërore e ka nisur ndryshe këtë 23 mars. Lindja e diellit ata i ka gjetur duke argjëruar. Besimtarët myslimanë nisën muajin e Ramazanit, muajin më të shenjtë të kalendarit islamik. Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një shpellë, në veri të Mekës, për ripërtëritje shpirtërore. Njerëzit në mbarë botën nisin ritin, i cili vijon për 30 ditë me radhë.

Rreth dy të tretat e muslimanëve jetojnë në rajonin e Azisë-Paqësorit, veçanërisht në Indonezi. Agjërimi shoqërohet jo vetëm nga lutje të shumta, por edhe nga një mori traditash lokale që ndryshojnë nga vendi në vend. Fundi i Ramazanit shënohet me festën e Fitër Bajramit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *