• |
ide | kryesore

Brad Pitt shifër marramendëse për të parë “Game of Thrones” me Clarke

Paparazzi, Slider



‘Game of Thrones’ i ka çmendur të gjithë dhe kjo është e sigurt. Nuk po flasim këtu vetëm për të apasionuarit pas serialeve apo publikut të thjeshtë në tërësi, por edhe për vetë VIP-at në tërësi. Një ndër fansat më të mëdhenj të ‘Game of Thrones’ është edhe Brad Pitt, i cili është përfshirë në një ankand së fundmi. Oferta ishte kjo: “Sa do të paguanit për të ndjekur privatisht një seri të GOT së bashku me Emilia Clarke?” Si një beqar i mirë, interesi i Pitt është zgjuar menjëherë, e kështu ka nisur edhe interesimi i tij shifër pas shifre. Fillimisht, ai ka dhënë çmimin prej $80,000 duke e rritur pak nga pak deri në $120,000. Këtu, ndoshta dhe prej faktit se është treguar disi dorështrënguar, e ka humbur Clarke për një fans i cili pranoi të paguante plot $160,000 për ofertën. Me pak fjalë, vetëm $40,000 më shumë e ndanë Pitt nga aktorja e preferuar e ‘Game of Thrones’.
Ndoshta, aq dollarë të kursyera kanë patur më shumë rëndësi për Brad…apo kjo është një nga ato shenja që tregojnë se ‘mosha bën të vetën’ e aktori nuk ka më kohë për lojra?!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *