• |
ide | kryesore

Përplasja në prokurorinë e Elbasanit/ Ish-kryeprokurori nuk e lejon të futen në zyrë pasardhësin e tij

Lajme, Të fundit

Në orën 15:00 Ardian Nezha, prokurori i përkohshëm i rrethit gjyqësor të Elbasanit është shfaqur në godinën e këtij institucioni, pak orë pasi kryeprokurorja Arta Marku firmosi emërimin e tij. Ai ka arritur në Elbasan drejtuesi i ri i prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha për të marrë detyrën, por dera e mbledhjes ku do bëhej prezantimi i drejtuesit të ri të prokurorisë është mbyllur. Dritan Gina së bashku me drejtuesin e Durrësit Agron Gjana refuzojnë vendimin e kryeprokurores për të lënë detyrën.

Pasi ka qëndruar për disa minuta, Ardian Nezha është larguar nga godina e prokurorisë së Elbasanit. Por vetëm pak minuta më pas Dritan Gina përmes një deklarate për median nga zyra e tij u shpreh qartë se nuk do të braktiste detyrën pasi vendimi i kryeprokurores Arta Marku ishte antiligjor.

“Nuk braktis detyrën. Refuzoj të zbatoj vendimin e kryeprokurores së përkohshme. Unë nuk jam i komanduar. Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra.  Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë” – u shpreh Dritan Gina.

Sot paradite kryeprokurorja vendosi ndërprerjen e komandimit të Dritan Ginës si drejtuesi i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan dhe kthimin e tij si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu