• |
ide | kryesore

Ish deputetja e PD-së komenton veshjen e femrave në parlament: Janë “Baby dolls”!

Paparazzi



Thuajse çdo të enjte oborri i parlamentit i ngjan një parade mode, ku parakalojnë njëra pas tjetrës deputetet me veshje të shtrenjta.
Shumë komentohen për çantat apo bizhuteritë e luksit, ndërsa të tjera për veshjen e papërshtatshme.

Lalja Përnaska, ish deputetja e PD-së nuk u tregua e kursyer, ndërsa komentoi paraqitjen e tyre në emisionin “Top Show”. Sipas saj, veshja e deputeteve tregon edhe misionin e këtyre femrave në parlament.

“Shumica e deputeteve në parlamentin shqiptar bëjnë parada me veshje, janë Barbie Doll dhe kanë ngatërruar institucion…”– thote ajo.

“Po po, të gjitha këto ligjet që kanë sjellë këto femrat në Parlament jam unë një ndër kryesoret. Realiteti bie fatkeqësisht ndesh me atë që kam perceptuar dhe cfare janë parimet e mia, se ju e shihni shumë kollaj jetën e klasës politike dhe situata është vërtet e tillë që mbart brenda vetes elementë skandali, s’mund ta perceptoj rolin e politikanes…e keni qartazi të kapshme e të identifikueshme se kush janë, edhe te parlamenti i ri janë dhe fakti është që një kontigjent i rëndësishëm i femrave që janë futur sot në parlament nuk kanë lidhje fare as me politikën as me institucionin, ku ato janë bërë pjesë. Me profesionin e politikanes s’kanë lidhje fare, janë thjesht marioneta ose baby dolls, njihen edhe në politikat ndërkombëtare, te ne nuk është kuptuar qartazi profesioni, as i politikanes as i politikbërëses”, u shpreh Lajla Përnaska.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *