• |
ide | kryesore

Studentët e Mjekësisë në protestë: Heqja e sezonit të provimit na rrezikon diplominin

Lajme, Të fundit



Heqja e sezonit të provimit para diplomimit është bërë shkak që studentë të Universitetit të Shkencave Mjekësore janë hedhur sot në protestë. Të gjithë njëzëri studentët pohuan se u rrezikohet diplomimi, ndërsa në shenjë ‘hakmarrje’ kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar hyrjen e fakultetit.

Bëhet fjalë për të gjithë studentët e viteve të treta të sistemit Bachelor. Ndonëse u ra në me akord edhe me senatin dhe bordin drejtues të Universitetit, se në muajin qershor do të kishte një sezon për provimet e mbartura, pak para diplomimit, kjo gjë u anulua. Nga ky vendim digjen shumë studentë.

Rrezikojmë diplomimin. Na kanë hequr sezonin e provimit para diplomimit. Heqja e sezonit, djeg diplomimin për këtë vit dhe na shtyhet për 2 vjet diplomimi. Detyrohemi të paguajmë tarifën vjetore të shkollimit”, – thanë protestuesit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *