• |
ide | kryesore

Kavajë/ Qëllohet me armë punonjësi i OSHEE-së

Lajme, Të fundit

Një incident ka ndodhur këtë pasdite në Kavajë, ku një person ka qëlluar me çifte ndaj punonjësve të OSHEE-së.

OSHEE njofton se ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 16:00, kur disa punonjës të cilët kishin dalë në terren për kontrollin dhe verifikimin e abonentëve, në banesën e shtetasit Dritan K. hasën rezistencën e këtij të fundit. Pavarësisht përdorimit të çiftës, fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Autori u arrestua nga policia ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua. ©LAPSI.AL 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu