• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Lajme, Të fundit

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 63-vjeçare, mjeshtri i valles shqiptare, një nga emrat më të njohur të këtij zhanri të artit Rexhep Çeliku. Ai ishte solist i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve. Rexhep Çeliku u nda nga jeta sot në orën 02:30 të mëngjesit pas një lufte të gjatë me sëmundjen.

Vetëm katër ditë më parë ai pati edhe shfaqjen e fundit në publik, ku Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi zotit Rexhep Çeliku Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu