• |
ide | kryesore

Vjedhja e energjisë, 35 persona përfundojnë në polici

Lajme



Në vetëm tre ditët e fundit, nga kontrolli i OSHEE-së në rajonin e Shkodrës janë proceduar në polici 35 persona, kryesisht për rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE, ky rajon, ku përfshihen edhe zonat Lezhë e Pukë, është problematik pasi afro 85% e shkeljeve të zbuluara nga grupet e kontrollit rezultojnë në rajonin e Shkodrës, ku niveli i humbjeve vijon të mbetet i lartë, pavarësisht reduktimit në dy vitet e fundit.

“Vjedhja e energjisë elektrike kryhet përmes rilidhjes nga vet abonenti, në kundërshtim të plotë me ligjin, apo duke u furnizuar me linjë të dytë jashtë matjes.

Të 35-ta rastet po hetohen aktualisht nga organet kompetente, bazuar mbi procesverbalin e plotësuar nga OSHEE dhe Policia Gjyqësore. Sakaq, kontrollet vijojnë ende, duke u bërë thirrje abonentëve që të zgjedhin rrugën ligjore të pagesës së faturave të konsumit të energjisë elektrike, ku në pamundësi shlyerje, mund t’i drejtohen zyrave të Kujdesit ndaj Klientit për tu njohur me skemat lehtësuese të pagesës me këste” – thuhet në deklaratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *