• |
ide | kryesore

Sherri Starova – Trashi/ Olsi Rama mbledhje urgjente te Partizani

Sport



Portalet dedikuar sportit kanë raportuar këtë të mërkurë se në skuadrën e Partizanit gjatë ndeshjes miqësore me ekipin gjerman Berliner, pati një përplasje mes mesfushorit Lorenc Trashi dhe trajnerit Sulejman Starova. Sipas të njëjtave burime situata agravoi aq shumë sa trajneri Starova urdhëroi që mesfushori gramshiot të dëbohet nga hoteli ku ishte akomoduar klubi.

BW shkruan se drejtori i Partizanit, Olsi Rama ka kërkuar mbledhje urgjente me drejtuesit e bordit të klubit që ndodhen aktualisht në Tiranë. Mësohet se shkaku i kësaj mbledhje ka të bëjë pikërisht në lidhje me “sherrin” Starova-Trashi.

Sipas të njëjtave burime do të merret një vendim për meshfushorin Trashi, i cili pritet të marrë një dënim dhe masa ndaj tij mund të jetë edhe drastike ku përveç dënimit për pezullim për një kohë pa afat, lojtari edhe mund të përjashtohet nga skuadra. Trashi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të të kuqve sezonet e fundit.



1 Comment

  1. O gazetari analfabet, qytetaret e Gramshit quhen Gramshak jo Gramshjot. Hapni fjalorin e gjuhes shqipe te kulturoheni, se dipllomen e paske mare me vez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *