Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, në një prononcim për Telegrafin tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme për vizitën e Presidentit serb sot në Kosovë, Aleksander Vuçiç. Vizitë kjo e cila zhvillohet pas vrasjes në Mitrovicë të Oliver Ivanovicit.
Sipas tij, nuk ka asnjë indikacion për destabilizim të situatës. “Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme. Deri më tani është gjithçka në rregull dhe nuk indikacione për destabilizim të situatës”, ka thënë Hoti.