• |
ide | kryesore

Cutrone: E bëra pa dashje golin me dorë ndaj Strakoshës

F1, Sport



Patrick Cutrone kërkon falje për golin me dorë ndaj Strakoshës në ndeshjen kundër Lazio të dielën në mbrëmje në San Siro. Parregullsia kaloi pa u vënë re fillimisht. As kundërshtarët dhe as VAR nuk e vunë re prekjen me dorë. Sulmuesi kuqezi ka shkruar në Instagram një ndjesë për të ulur polemikat pas ndeshjes.

“I ripashë imazhet e golit. Në një moment adrenaline dhe instinkti pata ndjesinë se e godita topin në mënyrë të rregullt. I imi nuk ishte një gjest i vullnetshëm. Më vjen keq që është vënë në diskutim ndershmëria ime” – shkruan Cutrone. Sipas medieve italiane çështja do të diskutohet në komisionin e disiplinës i cili nëse do të gjykojë se akti ka qenë i vullnetshëm mund ta dënojë lojtarin me 2 javë pezullim. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=tF-vys9xs5U



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *