• |
ide | kryesore

Veliaj si Rama, shpenzon fondet për lyerje fasadash në Tiranë

Lajme, Të fundit



Njësoj si Edi Rama edhe Erion Veliaj po i kushton vëmendje fasadave në kryeqytet, duke qenë i bindur se kjo është forma më e mirë e propagandës për të manipuluar opinionin publik me gjoja projekte të mëdha, por që në thelb mbeten thjesht lyerje fasadash.

Ndërmarrja e Dekorit në Bashkinë e Tiranës njofton të gjithë piktorët, artistët vizualë dhe studentët e arteve figurative të depozitojnë pranë zyrave të kësaj ndërmarrje idetë e tyre për pikturimin e fasadave të qytetit. Afati i fundit i dorëzimit të ideve dhe të formularit të aplikimit do të jetë data 28 shkurt 2018. Këtij plani të ri të kryebashkiakut nuk do t’i shpëtojnë as bizneset, e vendosura në katet e para të pallateve, të cilat duhet të unifikojnë tabelat reklamuese dhe ndricimin, sipas asaj që do të përcaktojë bashkia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *