• |
ide | kryesore

Skandali me borxhin e ARMO-s, kryebashkiaku i Mallakastrës fali 7 milionë dollarë detyrime

Lajme, Të fundit



Një raport hetimor i mbajtur nga Ministria e Drejtësisë në dhjetor të vitit 2016, lidhur me kompaninë ARMO, ka nxjerrë shkelje skandaloze nga institucione të ndryshme shtetërore, të implikuara drejtpërdrejtë në historine e borxheve. Raporti i është dorëzuar asokohe edhe Prokurorisë, por Gjykata e Fierit e ka mbyllur cështjen.

Ndër të tjera në raportin e publikuar nga Opinion, vihet në dukje skandali i Bashkisë Ballsh, e cila ndonëse kishte të drejtën si kreditor preferencial, ka hequr dorë nga debia e ARMO-s, duke pranuar që kjo pagesë t’i bëhet me këste në bazë të një marrëveshje. Megjithatë, raporti vë në dukje një tjetër sjellje skandaloze të këtij institucioni, dhe është fakti që kjo marrëveshje nuk përcakton se me cilin subjekt është lidhur.

Në skandalin e shkeljeve të vënë në dukje nga Ministria e Drejtësisë, vërehet edhe mosveprimi i ZVRPP Mallkakastër për vendosjen e barrës hipotekore mbi pasuritë e paluajtshme të kompanisë ARMO.

Me poshte , nje pjese e raportit te Ministrise se Drejtesise

Konkluzione

Konkluzionet lidhur me hetimin administrativ të procedurës së tjetërsimit të pasurive të paluajtshme të subjektit “ARMO” sh.a., janë mbështetur në rrethanat e faktit, legjislacionin në fuqi; si dhe analizën ligjore të veprimtarisë së përmbaruesit gjyqësor privat dhe ZVRPP Mallakastër gjatë gjithë procesit të tjetërsimit, nga vendosja e sekuestros konservative mbi 54 pasuri të paluajtshme dhe deri tek shitja në ankand e tyre dhe kalimi i pronësisë tek kreditori – “Banka Credins” sh.a.
Konkretisht konkluzionet e nxjerra janë si mëposhtë:
– Janë konstatuar shkelje nga ZVRPP Mallakastër, të analizuara më sipër.
– Rezulton se përmbaruesi gjyqësor ka kryer veprimet ekzekutuese në referim të përmbushjes së detyrimit ndaj kreditorit Banka Credins. Megjithatë, gjatë zhvillimit të procedurës përmbarimorejanë konstatuar parregullsi, të cilat janë analizuar më sipër në raport.
– Mungon njoftimi nga Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë drejtuar QKB lidhur me vendosjen e barrës hipotekore për pasuritëe paluajtshme të subjektit “ARMO”sh.a.
– Rezulton se ndaj subjektit debitor janë duke u zhvilluar një sërë procedurash përmbarimore, të cilat do të konkludojnë me tjetërsimin e pasurive, duke sjellë pasoja të tjera financiare lidhur me detyrimet që “ ARMO” sh.a. i ka shtetit si subjekt preferencial në kuptim të K.Pr.Civile.
– Lidhur me institucionet e tjera
Në kuadër të analizës së procedurës përmbarimore në tërësi është konstatuar:
(i) Bashkia Ballsh, edhe pse kreditor preferencial, ka hequr dorë nga mundësia për të likuiduar debinë nga “ ARMO” sh.a. nga shumat e nxjerra nga ankandi, duke lidhur një marrëveshje për likuidim me këste të shumës(marrëveshje e përmendur vetëm si numër dhe datë, pa përcaktuar se me cilin subjekt është lidhur kjo marrëveshje);
(ii) mungesa e reagimit gjatë gjithë fazave të ekzekutimit nga institucionet pjesëmarrëse në këtë procedurë(pavarësisht njoftimeve të kryera dhe faktit që 15 % e aksioneve të “ARMO” sh.a. i përkasin shtetit shqiptar).
REKOMANDIME
o Rekomandime të përgjithshme
Rregullimi i mëtejshëm i detajuar i procedurës së ankandit, duke krijuar një sistem elektronik online për paraqitjen e të dhënave lidhur me ankandin(regjistrimi i sendeve, njoftimet, paraqitja e dokumentacionit të pjesëmarrësve,etj.) Nëpërmjet këtij sistemi, tëmundësohet gjithashtu kontrolli i procedurës sëzhvillimit të ankandit dhe kalimi i pronësisë mbi sendet.
– Rregullimii procedurës së administrimit dhe trajtimit të njoftimeve të organeve tatimore ose organeve të tjera shtetërore, nga zyrat e regjistrimit, në rastet kur pronari i një pasurie të paluajtshme ka detyrime ndaj shtetit, si dhe regjistrimin e akteve të sekuestrimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
o Rekomandime të posaçme
– Informimi i Prokurorit të Përgjithshëm, duke i përcjellënjë kopje të raportit për njohje me konkluzionet e nxjerra nga ky hetim administrativ, për vlerësim nëse mund të ketë vend për fillimin e procedimit penal .
– Vlerësimin për fillimin e procedimit disiplinor ndaj regjistruesit të ZVRPP, Mallakastër, për mos ushtrim të funksioneve dhe mos përmbushje të detyrave, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
– Informimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në cilësinë e organit mbikqyrës të veprimtarisë bankare në përputhje me ligjin me ligjin nr.8269 datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; me sugjerimin për ndërhyrje në veprimtarinë financiare të bankave të nivelit të dytë gjatë procedurave të ekzekutimit të kredive bankare të siguruara me hipotekë.



5 Comments

  1. ahahh… mos mi jep tani 7 miljon dollar.. por mi jep me keste kur ti kesh… dhe me e forta nuk e shkruan ne kontrate se cilit subjkt duhet tja marri keto 7 miljon dollare…

    Kaq injorante te jene valle ? Kaq te paditur te jene per ligjet, procedurat etj etj ?

    Kshtu eshte kur drejtojne militantet politike dhe jo specialestet e fushave perkatese.

  2. dhe per tu habitur kryeqelbi rama nuk e ka ditur,siq nuk dinte per vjedhjen ne qez,per kanabisin e tahirit e balilit te cilet vet i zgjodhi,nuk e ka ditur edvin coftira se meta esht hajn as pas 21 janarit dhe e beri president,nuk e ka ditur qe mushkonjat nuk jan avion droge.luaj zhelesh e bythesh ram se kazanet,derrat e delet tjeter gje nuk meritojn.nuk ka faj rama din vetem cilesin e kanabisit,kokaines dhe barit qe u jepte enveri,me falni harrova din edhe kualitetin e leshit te negjmijes qe po jep me ruqin e xhafen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *