• |
ide | kryesore

(VIDEO) Presidenti i Filipineve shtyp me buldozer makinat luksoze të kriminelëve

Planet



Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte njihet për luftën e paprecedent që ka hapur ndaj kriminelëve në vendin e tij. Me urdhërin e tij, ushtria ka ekzekutuar mijëra trafikantë dhe konsumues droge të cilëve iu dha mundësia të deklarojnë në polici aktivitetin e tyre, por vendosën të mos reagojnë ndaj kërcënimeve të vazhdueshme të Dutertes, i cili është i bindur se për të mbyllur plagën e drogës në Filipine duhen marrë masa drastike.

Së fundmi, Rodrigo Duterte është vendosur sërish në qendër të vëmendjes me vendimin qe ka marrë. Ai ka urdhëruar të shkatërrohen me buldozer makinat super luksoze të sekuestruara të kriminelëve, siç duket edhe në videon e postuar nga “Washington Post”.

Mjetet e shkatërruara janë të markave më të shtrenjta si BMW, Mercedes-Benz, Audi, Jaguar dhe kanë vlerën e rreth 1.2 milion dollarëve. Duterte tha se hekuri i këtyre makinave do të përdoret për makina lodër.

54ythngtrgf

 

 

duterte-3

president-destruction-condemned-smuggled-approximately-passing-members_dc6d281e-0b34-11e8-ba67-a8387f729390



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *