• |
ide | kryesore

Filipine, 33 të vdèkur dhe 23 të zhdukur nga përmbytjet

-Instant, Arkiva, Planet



Ka shkuar në 33 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në jug të Filipineve, ndërsa 23 rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë, autoritetet janë ende në kërkim të rreth 20 personave pas përmbytjeve të fundjavës së Krishtlindjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në pjesët qendrore dhe jugore të vendit me 110 milionë banorë.

Në të gjithë vendin, qindra shtëpi dhe më shumë se 50,000 hektarë të mbjella janë shkatërruar, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive.

Filipinet janë ndër vendet më të rrezikuara ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se stuhitë që godasin arkipelagun çdo vit do të bëhen gjithnjë e më të ashpra me rritjen e temperaturave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *