• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Çfarë po ndodh me vendin bosh të Halimit në Kuvend

Kryesore

Tërheqja nga politika e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi duket se po pasohet në prapaskenë nga një lobim i fortë për të sjellë në vend të tij në Kuvend biznesmenin Astrit Veliaj. Ky renditej i dyti në listën e PD-së në Qarkun e Beratit, pas Halimit që e kryesonte atë.

PD arriti të marrë në këtë qark vetëm një deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Duke qenë se PD nuk plotësonte kriteret e barazisë gjinore ajo është dënuar nga KQZ që sa herë ka lëvizje të tilla të kenë përparësi femrat për tu futur në Kuvend. Kështu, në bazë të ligjit, vendin e Eduard Halimit duhet ta merrte Juvina Jani që mbante vendin e gjashtë në listë. Por ajo e refuzoi menjëherë mandatin e deputetit me arsye personale.

E kontaktuar nga lapsi.al, Jani tha se i duhet të përkushtohet ndaj djalit të saj mitur që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo shtoi se shumë shpejti duhet të udhëtojë jashtë vendit. Pas saj mandati i deputetit duhet t’i kalonte Monika Qoses, e shtata në listë.

E pyetur të premten për këtë çështje, Qosja tha se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për mandatin e deputetit, por nëse kjo do të ndodhte do ta pranonte atë. “Do ta pranoja me kënaqësi, do të ishte një vlerësim për mua” – tha ajo të premten. Duket se diçka ka ndodhur 24 orë më pas pasi demokratja Monika Qosja duket se ka ndryshuar mendje.

E kontaktuar përsëri nga TCH, përmes telefonit, kandidatja e fundit në listën e PD-së për Beratin në zgjedhjet e 25 qershorit nuk pranoi të fliste.

Pyetjes nëse i qëndron deklaratës së një dite më parë, Monika Qosja iu përgjigj shkurt duke thënë se “nuk kishte një konfirmim zyrtar” dhe më pas mbylli telefonin. Nëse edhe Qosja refuzon atëherë mandatin e merr i dyti në listë, që përkon me emrin e biznesmenit Astrit Velia.

Vetë Astrit Veliaj është shprehur se do të presë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Unë sapo jam kthyer nga SHBA. Jam njohur përmes mediave me vendimin e z.Halimi për të lënë mandatin e deputetit. Unë jam renditur i dyti në listën e Beratit, ndaj edhe do të pres vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këtë mandat”, – tha Veliaj për Panoramën.

Kjo skemë risjell në kujtesë për nga ngjashmëria atë që ndodhi me listën e socialistëve në Qarkun e Lezhës mandatin e kaluar. Kandidatet Mejreme Delishi dhe Mirela Neli refuzuan mandatin e lënë bosh nga Mimi Kodheli që u bë ministre e Mbrojtjes, duke bërë që ai t’i shkojë Arben Ndokës.

E njëjta gjë ndodhi në Laç me listën e demokratëve, ku ish-zv/trajneri i Kombëtares, Vasil Bicaj, refuzoi mandatin, gjë që mundësoi futjen në Parlament të Mhill Fufit.

Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të vendosë lidhur fatin e mandatit të lënë nga Eduard Halimi, ndërkohë që në PD janë të bindur se ai do t’i kalojë ish-deputetit Astrit Veliaj. ©LAPSI.al

LISTA/ Qarku Berat

Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Bujar Hoxhaj
Myslym Haxhi
Juvina Jani
Monika Qosja

6 Comments

  1. Po c’te intereson ty,more Bushat,se ke vendos nje parti,per deputet.Po te jesh korrekt,ti duhet ta pranosh se edhe ne listen e Beratit,Astriti renditet i dyti.Pse spekullon me ato qe ti i quan “prapaskena”.Eshte e zeza,mbi te bardhe,lexo listen.

  2. E shihni pra pse shqiptaret nuk i besojne PD-se? Veprimet flasin me shume se njemije fjalime te Bashes.Ku eshte dallimi mes rastit te hyrjes se Arben Ndokes ne Parlament ku u terhoqen dy zonja dh3e ketij rasti?Ore mendojne keta se shqiptaret hane bare?Ata nuk i harrojne uluritjet e Bashes dhe Berishes ne qader dhe intimitetit te tyre naten me ramen me rastin e marreveshjes.Une mendoj se kjo klase politike duhet te dergohet per skrap.Nuk ka asnje dallim mes pozites dhe opozites. Mashtruan dhe genjyen 27 vjete duke u pasuruar per veti e duke varferuar popullin te djathte e te majt.Po si mund ta gellzise njeriu demokrat kete shantazh dhe kete turp qe po behet me deputetin ?

  3. Një fallsitet naiv më duket tendenca majtiste që gjoja mbron femrat për përfaqesim të barabartë në politikë e në fusha tl tjera të drejtimit, duke e gjetur “zgjidhjen” me barazi me përqindje.
    Nuk e kam fjalën këtu aspak se femrat janë më të pa afta se meshkujt qofte edhe në drejtimin e një shteti.
    Por kjo nuk mund të realizohet artificialisht me detyrimin e barazise në përqindje.
    Në fund të fundit, angazhimi në politikë nuk mund të jetë i detyrueshëm për asnjë, qoftë mashkull e qoftë femër.
    Pamvaresisht se femrat nuk dallohen nga meshkujt sa i takon afësive intelektuale, e bile shpesh ato ja kalojne meshkujve në këtë pikë, natyra e ka bërë njëfarë ndarje në kushtet biollogjike.
    Pa dashur ta banalizoj problemin, duhet të pranojmë një të vërtetë të pamohueshme.
    Mashkullit i duhen vetëm disa minuta që të bëhet baba, por është femra e detyruar që për 9 muaj ta mbajë fetusin në barkun e saj. Edhe pas lindjes së fëmise, është përsëri nëna që së paku dy vjetë ështe e detyruar të ushqejë me qumështin e saj fëminë, gjë që nuk e bën dot babai. Shtoi këtyre fakteve edhe faktin tjetër që mashkulli biollogjikisht e fizikisht është më i fuqishëm se femra, për të kuptuar fallsitetin e ndarjes së barabartë të detyrave. Është krejtësisht normale, llogjike e humane, barazia e të drejtave midis femrave e meshkujve, por kjo lloj barazie nuk mund të konfondohet me mundësitë reale të aktivitetit shoqëror.
    Shumë kjarte ja ka thënë zonja nga Berati Lapsit të Bushatit, se në kushtet kur ka fëminë e saj të sëmurë, nuk mund të marë përsipër që të angazhohet në një detyre të tillë të rendësishme sic eshtë ajo e përfaqesimit në parlament. Nëse do të niseshmim me fallsitetin e “barazise” alla komuniste, përse Bushati nuk i paskej kërkuar zonjës që ate përkohësisht në kuvend ta përfaqesojë bashkëshorti i saj ?
    Për faktin e thjeshtë se ai nuk ka qenë i përzgjedhur në listën për deputetë.
    Në një listë deputetësh ku vetëm dy kandidate janë femra e pese të tjerët janë meshkuj, e ku në fund të fundit rënditja ësht bërë mirë apo keq mbi bazën e aftësive e mundesive, përse duheshka hedhur nga numuri dy i listës në numurim 6, vetem për barazi fiktive te meshkujve me femrat ?
    Nëse analizohet ky rast me forcën e llogjikës e jo paragjykimeve , më duket se një prapaskenë e dyshimtë është tendenca e Ramës, që ndonëse njihet në publik si një njeri i dhunshëm me femrat, kujton se do të ndryshojë opinionin për te, se qenka një përkrahës i femrave. Faktet kanë treguar se ai edhe këtë e bën nga bindja se femrat me natyrën e tyre të brishtë, mund ti nënshtrohen më lehtë arrogancës se tij. Dhe nuk besoj që Bushati të mos ta dijë këtë të vërtetë

    1. ABC largoi syzat partiak e mos qit petulla ne uje.Trego ku eshte ndryshimi mes ketij dhe rarastit te Arbeb Ndokes.Edhe ato zonjat paraqisnin shkaqe familjare.Cila femer e cila me vullnet eshte kaqndiduar per tu votuar deputete nuk do e pranonte kete detyre nderi dhe privilegjije?Lere Ramen ,ai tani nuk e ka problemin e mungeses se perkrahjes se elektoratit.Ta shikojme vetem ne demokratet qe jemi sot ne ditet me te zeza qe nga formimi i PD-se.Kush i beson Bashes i cili ndryshe flete e ndryshe vepron.M.ti eshte m.t dhe njesoj kundermon pse po te dukert ty era e m.tit tat arome portokalli eshte nje gje qesharake.

  4. Ky kosovari,qe na hiqet si “Veriori”,meqenese desheroka t’i jape mend jo vetem PD,por edhe te gjithe shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi,perpara se te komentoje,te mesoje fillimisht te shkruaj shqip (jo kosovarce) dhe me tej,te jete me i azhornuar me problemet e vendit ku jeton,sepse Kosoven po tentojne t’ja copetojne dhe keta komentuesa “Veriore”,nuk thone asnje fjale per kete problem dhe te tjera si ky,qe po e mbysin Kosoven.Hajde tung-Verior.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu