• |
ide | kryesore

Vlorë, gjendet në det një fuoristradë me targa italiane, u përdorur për të tërhequr një gomone

Lajme, Të fundit

Një tjetër ngjarje në Vlorë. Mësohet një fuoristradë xhip me targa të huaja është gjetur e braktisur në bregdetin e Vlorës. Automjeti me targa italiane BG643 GX është gjetur e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër.

Nuk dihet arsyeja përse makina ka përfunduar në ujë, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë gomone apo skaf. Gjithashtu po hetohet nëse ka përfunduar aty aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë së Vlorës, asaj kufitare dhe Delta Force.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu