• |
ide | kryesore

VIDEO/ Juventus – Tottenham, 3 gola dhe një penallti e humbur në pjesën e parë

Sport

Juventusi po luan në fushën e tij me Tottenhamin në takimin e parë të 1/8-ave të finaleve të Champions League. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 të italianëve. Ishte Higuain që shënoi që në minutën e dytë duke kaluar mjaft shpejt në avantazh Juventusin. Në minutën e 8-të ka penallti për Juventusin dhe sërish Higuain tregohet i saktë.

Tottenham nuk dorëzohet dhe sulmuesi kryesor, Harry Kane, ngushton diferencën e golave, duke e bërë akoma më të bukur sfidën italo-angleze. Në minutën e parë shtesë bardhezinjtë fitojnë një tjetër 11-metërsh. Këtë herë Higuain nuk tregohet i saktë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu