• |
ide | kryesore

Dua Lipa performon “New Rules” tek Ellen Degeneres (Video)

F1, Paparazzi



Dua Lipa bëri debutimin televiziv në emisionin “Ellen”, duke performuar këngën që është bërë tashmë hit ngado në botë dhe i ka mundësuar shumë çmime, “New Rules”, nga albumi i publikuar në verën e vitit 2017, që mban emrin e këngëtares.

Kënga i ka kaluar 1 miliard klikime në “YouTube”, si dhe ka qenë në majë të klasifikimeve në shumë vende të botës.

Duke zbritur nga shkallët e studios, Dua iu bashkua vajzave të grupit të baletit, të veshura njësoj si në videoklip,  duke kërcyer në të gjithë studion.

Në fund të këngës, grupit të vajzave iu bashkua dhe prezantuesja Ellen DeGeneres, e cila u shtri në këmbët e tyre, duke promovuar albumin e suksesshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *