• |
ide | kryesore

“Cranberries” së shpejti me albumin e tetë, përfshirë dhe zërin e Dolores O’Riordan

Paparazzi, Slider



“Cranberries” do të publikojë së shpejti albumin e tetë, të papublikuar më parë me zërin e Dolores O’Riordan.
Një muaj pas vdekjes së papritur të këngëtares, pjesa tjetër e grupit njoftoi nëpërmjet mediave sociale se në muajt e ardhshëm do të dalë në dritë një projekt regjistrimi që do të përfshijë ish-udhëheqësen e grupit. “Ishte dëshira e saj”, shkruan Ferg, Noel dhe Mike në Facebook duke falenderuar fansat për mbështetjen e tyre në një periudhë trishtimi të thellë.
“Para së gjithash, ne do të donim të falenderonim të gjithë për mbështetjen dhe fjalët e mira gjatë këtyre javëve të fundit. Siç mund ta imagjinoni, kjo ishte një kohë shumë e trishtuar dhe e vështirë, jo vetëm për ne, por edhe për familjen e Dolores, e cila ka pasur një ndikim pozitiv në jetën e njerëzve”.
“Shumë njerëz kanë pyetur se çfarë do të bëhet me grupin pas largimit të Dolores. Në muajt e fundit, ne kishim nisur procesin e të shkruarit të një albumi të ri i cili filloi me shumë këngë të reja. Dolores kishte regjistruar një pjesë të zërave të këtyre këngëve, kështu që ne kemi vendosur për ti përfunduar ato, sepse ajo këtë dëshironte”-u shprehën anëtarët e grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *