Një operacion i gjere anti-droge është zhvilluar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Sarandë.
Mësohet se policia e Sarandës në bashkëpunim me forcat speciale ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës drejt Greqisë.
12 persona janë shoqëruar në Komisariat së bashku me 5 automjete. Disa nga te arrestuarit mësohet se janë banorë të Bashkisë Konispol. Pritet deklaratë e policisë në orët në vijim.