• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Kush qëndron pas shpërthimit të tritolit në dyqanin e celularëve

Lajme, Të fundit



Policia i ka vënë prangat në spital, Gentian Hoxhës, 34-vjeçarit që u plagos rëndë paraditen e së hënës në një shpërthim tritoli brenda një dyqani celularësh në Tiranë. Burime nga policia i thanë lapsi.al se nga kontrolli i imtësishëm i bërë në këtë dyqan u gjetën edhe të paktën 3 detonatorë të tjerë në dyqanin e celularëve.

Dyshimet janë se i riu po montonte një minë me telekomandë. Janë sekuestruar edhe 2 “laptop”-ë si dhe disa celularë të markave të vjetra të cilët përdoren zakonisht në shpërthimet e telekomanduara. Burime pranë grupit të hetimit i thanë lapsi.al se Gentian Hoxha nuk ka qenë i skeduar. Ai madje nuk figuronte as si pjesë e listave të personave të konsideruar si “kontingjent kriminal.

Hoxha nuk është marrë ende në pyetje. Ndaj tij është ngritur akuza e “posedimit dhe prodhimit të lëndëve shpërthyese”. Janë duke u verifikuar lidhjet e tij shoqërore dhe po analizohet lënda shpërthyese për tu krahasuar me ngjarje kriminale të ndodhura në të kaluarën në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 i riu ndodhej vetëm në dyqan.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është parë se Hoxha ka mbërritur në dyqan dhe ka ulur qepenin nga brenda, ndoshta për të punuar i qetë pa u shqetësuar nga ndonjë vizitor i rastit. Besohet se tritoli i ka shpërthyer në duar pasi Hoxha ka humbur disa gishta dhe ka dëmtime në bark. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *