• |
ide | kryesore

Deutche Welle: Rrugët e drogës nga Shqipëria në Europë

Arkiva, Kryesore

Shqipëria njihet si vend i prodhimit të hashashit. Ky nuk është lajm i ri. Lajm i ri nuk është po ashtu as që Shqipëria është pjesë e korridorit ballkanik të trafikimit të drogës, që vjen nga vendet e Lindjes. Megjithatë Shqipëria përmendet gjithnjë kur flitet për drogën në Evropë. “Kjo më shumë sepse shqiptarët janë pjesë e bandave kriminale të trafikimit të drogës në shumë pjesë të Evropës,” – thotë për Deutsche Wellen David Johnson, ekspert në Qendrën e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me grupet kriminale nga Greqia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Turqia.

Korridori ballkanik dominon drogën që hyn në Evropë nga Lindja. Drogat opioide trafikohen nga vendet prodhuese Afganistani, Pakistani dhe Irani duke kaluar tranzit në Turqi dhe Ballkan për të shkuar në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Rruga ballkanike ka disa linja që ndryshojnë vazhdimisht, por linja kryesore e trafikut kalon nga Bullgaria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Austria, ndërkohë që një linjë më e vogël kalon nga Maqedonia dhe Kosova dhe përdoret kryesisht për magazinimin dhe ripaketimin. “Shqipëria përdoret për të transportuar drogat me rrugë detare në drejtim të vendeve të Evropës Veriore, si Britania e Madhe dhe Estonia,” sqaron David Johnson. Ndërkohë që në drejtimin e kundërt, nga Evropa në Shqipëri hyjnë drogat sintetike.

EX-US-Diplomat David T. Johnson (C) (Getty Images/AFP/O. Sierra)David T. Johnson, ekspert në Qendrën e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve

Rrugët detare dhe ajrore

Në Shqipëri është rritur numri i qendrave të kultivimit të hashashit, që njihet edhe si marijuan apo kanabis, shoqëruar nga ekspansioni i rrugëve detare të trafikimit dhe përpjekjeve për trafikime me rrugët ajrore, thuhet në raportin e Agjencisë së OKB për Kontrollin e Drogave. Për shkak të rritjes së ofertës çmimi i shitjes së marijuanës ka rënë në 100 deri 400 euro për kilogram. Kurse në vitin 2015 çmimi ka qenë 600 deri 1300 euro për kilogram.

Shqipëria mbetet burimi kryesor i marijuanës që hyn në Evropë. Por prodhime shtëpiake të hashashit futen në Evropë edhe nga Islanda, Lituania, Letonia, Holanda, Polonia, Rumania dhe Sllovakia. Ndërsa vendin e parë për hashashin e mban Maroku, por edhe Libia.

Albanien Drogen (picture-alliance/AP Photo/H. Pustina)

Tregu i drogës ilegale në Evropë furnizohet me drogat e prodhuara në shtëpi, të prodhuara në punishte si dhe nga droga që vjen nga pjesë të tjera të botës. Tregu i drogës ilegale në Evropë vlerësohet të sjellë 24 miliardë euro fitim në vit, thuhet në raport. Më shumë se një e treta e grupeve kriminale që operojnë në BE merren me prodhimin, trafikimin dhe shitjen e drogës ilegale, kurse dy të tretat ushtrojnë edhe aktivitete të tjera kriminale. Këto grupe ilegale përdorin teknologji të reja, përfshirë përdorimin e tregjeve online dhe të kripto-valutave, thuhet në raportin e OKB-së.

Numri i konfiskimeve në Evropë vlerësohet të jetë rreth 1 milionë raste në vit, ku pjesa më e madhe është kanabis. Abuzimi me kanabisin në Evropë është pesë herë më i madh se me substancat e tjera ilegale.

Itinerari i heroinës

Pjesa më e madhe e heroinës të sekuestruar në Evropë e ka origjinën nga Afganistani, Irani dhe Pakistani. Ka dy rrugë trafikimi heroine në Evropë, korridori ballkanik dhe korridori jugor. Rreth 40 përqind e heroinës globale dhe morfinës të kapur në Evropë ka kaluar nga korridori ballkanik, një prej korridoreve kryesorë për trafikimin e opiateve në botë.

Safe Injection Clinic in Vancouver (picture alliance/AP Photo/The Canadian Press/D. Dyck)

E ashtuquajtura pjesa rrugore e korridorit ballkanik të trafikimit përfshin Sirinë dhe Irakun. Kjo linjë është përdorur kryesisht për kontrabandën e heroinës nga Irani dhe Pakistani për në Evropë, ose direkt ose nga kontinenti afrikan. Përveç këtij korridori trafikantët përdorin edhe të ashtuquajturën linjë të veriut që kalon nga jugu i Kaukazit mespërmes Detit të Zi.

Kokaina që gjendet në tregun evropian e ka origjinën në Bolivi, Kolumbi dhe Peru. Trafikantët përdorin rrugë të ndryshme për futjen e kokainës në Evropë përfshirë kontenierë transporti detar, jahte, transportin ajror, avionë privatë, dërgesa me postë, pasagjerë që fluturojnë me avion.

Aida Cama / Deutche Welle

5 Comments

  1. gabim e keni po genjen deutsche welle,legeni legjendar EDVIN KOKAIN RAMA nuk e lejon ket pun,po ja bejn stisje kolumbianet,italjanet,greket e gjermanet qe po kapin thas me grur e po i deklarojn per inat te ranes drog.

  2. Raporti i fundit i para pak ditesh i Bordit Nderkombetar te Trafikut te Narkotikeve e cilesoi Shqiperine si Vatra kryesore e droges ne Europe. Eshte kjo e vetmja “Arritje” i qeverise Rama.

  3. E pra o Bushat, faktet janë kokëforta e sadoqë propoganda soroiste të mbështesë Edi Ramën se po i bien në qafë kot opozita e nxitur dhe e paguar nga Rusia ???????, tonelatat e trafikut të kanabisit e kuintalët e kokainës nuk fshihen dot.
    Nese do vërtetë të bëhesh i besueshëm për lexuesit se e ke megjithë mend kritikën ndaj Ramës, lere opozitën e djathtë të bëjë punën e saj e mos e ngacmo me gënjeshtrat e Ramës.
    Nga ana tjetër nuk besoj se e ke hallin se Basha po e shkatërokërka opozitën se ka larguar ata persona që ti ke sulmuar me zell.
    Nuk ka lexues të Lapsit që ta besojë se ti e do më shumë PD apo opozitën e djathte se Basha.
    E ke pranur publikisht në shkrimet tënde në këtë portal, se Rama ka bërë çmos që të kapë mediat shqiptare e ti detyrojë të këndojnë këngën e tij.
    Perse vrapojnë këto media tek Patozi, Imami, Topalli apo Mustafaj, që të publikojnë sulmet e tyre ndaj Bashës ?
    A thua vërtetë se besojnë se këta janë më të aftë se Basha. apo e bëjnë këtë për te eleminuar ate ngaqë është politikani më i afte i opozitës ?
    Ta siguroj me 100% se po të ishte lider i PD Astrit Patozi, asqë do të merej Rama e mediat me te për ta sulmuar, ashtu siç ka ndodhur që me Aleksandër Meksin e gjithë kundërshtarët e të pakënaqurit e PD.
    Fatkeqësisht elektorati i djathtë i bombarduar nga të gjitha mediat me shqetësimin se pse u larguan ng PD grupi kontestues i Bashës, e bëri gabimin që abstenoi duke mos marë pjese në zgjedhjet e fundit. Por nëse këta fraksione do të tentojnë të krijojnë partiçka si ajo e Bamkë Topit, vërtetë që mund ti sjellin përsëri dëm e ta çorientojne disi elektoratin e djathte, ama këto particka nuk do ta kenë jetën e gjatë e antarësia e tyre do të reduktohet me aq pasagjere sa ç’mund të nxejë një autobuz, siç ka ndodhur me partinë e Spartak Kiço Ngjelës.
    Meqë në psikollogjinë e shumë shqiptarëve dominon dëshira që të gjithë të jenë gjeneralë , qoftë edhe me një skuader të vogël ushtarësh e kjo përkon me parimin demokratik të lirisë e të drejtave të njeriut, le të krijohen veç 100 partive sa janë krijuar edhe 100 parti të tjera, por a nuk do të ishte më mirë sa të harxhoheshin para e energji për këtë lloj pluralizmi primitiv, shqiptarët të grupoheshin në parti më të konsoliduara duke respektuar normat e një statuti që i detyron që ti sherbejnë qytetarëve e jo egoizmit karrierist politik.
    Ndonëse kemi një histori të ndryshme politike me Italinë apo Gjermaninë ku popujt e tyre vuajtën sistemin diktatorial nazi-fashist e ne vuajtëm diktaturën komuniste, nuk do të doja kursesi që në Shqipëri veç të djathtës të mos ketë një të majtë të moderuar, por me kusht që krimet e së kaluarës enveriste të ndëshkohen edhe pas 50 vitesh.

  4. tek berisha ishte rrug,rrug,rrug,spitale,ujsjelles,internet te shpejt shkolla nga kafsh te stalinit enverit,kristaq rames,ramizit,spiro kolekes ju ber njerz.ju beri te udhtoni ne bot lir,shpejt,ta njifni kosoven,shkupin ,boten etj.por ju qelbesirat e stalinit nuk pelqyet ket rrug.zgjodhet edvin shizodren ramen qe as zbori nuk e pranoj,per te qen ushtar siq ishin te gjith kafshet tek enveri.paramendo kafsh ju jishte enveri por rama as llojin e kafshes nuk permbushte ,ishte parazit qe ju ngjitet kafsheve.dhe ju e bet kryeqelbesir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu