Në maternitetin e Kukësit ka ndodhur një ngjarje e rëndë orët e para të ditës së sotme. Mësohet se një nënë 40 vjeç dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë. Sipas policisë së Kukësit, të pyetur nga BË, nëna dhe foshnja kanë vdekur nga shkaqe natyrale, ndërkohë që familjarët e tyre kanë dyshime për ç’ka ka ndodhur dhe presin me padurim kryerjen e ekspertizës mjeko ligjore. Ata nuk kanë tërhequr ende trupin e Nurije Poçit nga morgu i spitalit.
Po ashtu, policia sqaron se gruaja sillte në jetë fëmijën e saj të shtatë, një foshnjë e seksit mashkull që ka lindur i vdekur. Pas kësaj ka ndërruar jetë edhe nëna. Familjarët thonë se ngjarja është e dyshimtë, ndaj edhe kërkojnë hetime të mëtejshme për rastin.
tek rama pos kokaines e kanabidit edhe vdeljen e ke te sigurt.Si e paten socialistat qelbesir si rama slloganin: VDEKJE FALAS