• |
ide | kryesore

Arrestohet në spital pronari i dyqanit të celularëve ku ndodhi shpërthimi dje në Tiranë

Lajme, Të fundit

Policia ka njoftuar arrestimin e personit qe mbeti dje i plagosur pas një shpërthimi te forte ne dyqanin e celulareve. Sipas te dhënave te para, ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi ne dyqan iu gjeten kapsolla dhe përcjellës.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mëngjesin e djeshëm në një dyqan celularësh pranë ish-Drejtorisë së Higjienës, në rrugën “Qamil Guranjaku”, në Tiranë. Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë pronari i dyqanit, 34-vjeçari Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar i vetëm në momentin e ngjarjes.

Policia tha zyrtarisht se nuk është përcaktuar ende lloji i lëndës plasëse, megjithatë ka dyshime se bëhet fjalë për tritol. Ekspertë kriminalistë dhe ata antieksplozivë kanë konstatuar mbetje lënde plasëse në tryezën ku po punonte 34-vjeçari dhe disa copa celulari.

Nisur nga këto rrethana, ka dyshime që i riu mund të ketë qenë duke përgatitur ndonjë minë me celular. Megjithatë, burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që ndonjë person ka dërguar te Hoxha ndonjë minë për ta çaktivizuar dhe në punë e sipër mund t’i ketë shpërthyer.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu