• |
ide | kryesore

Arta Marku: SHBA më ka sjellë të dhëna për Adriatik Llallën

Lajme, Të fundit



Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është treguar e rezervuar të flasë për paraardhësin e saj në këtë detyrë, Adriatik Llalla. Ajo tha se e ka gjetur organin e akuzës me shumë probleme.

“Nuk mund të them se nuk është punuar, por ka pasur gjëra që nuk ecnin. Kam vënë re se në disa çështje duhej të ishte ecur më shumë” – tha ajo në intervistën për Sokol Ballën në Vizion+.

E pyetur për largimin e krerëve të prokurorive në rrethe të cilët ishin “të besuar” të Adriatik Llallës, Marku thotë se lëvizjet nuk janë të forta.

“Lëvizjet kanë qenë të menduara mirë. Nuk janë bërë në nxitrim e sipër. Është marrë parasysh edhe opinioni në ato prokurori ku janë bërë lëvizje. Ju garantoj që nuk ka asnjë lidhje të lëvizjeve me paraardhësin tim. Opinion për paraardhësit e mi? E kam një mendim, por nuk është etike të flas për ta. Adriatik Llalla? Kam një opinion edhe për të. Punën e tij e ka vlerësuar publiku. Unë e mbështes publikun” – tha Marku.

Përsa i përket vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i penguar hyrjen Llallës në SHBA dhe duke e akuzuar atë për korrupsion, Marku thotë se ka marrë sqarime nga ambasada e SHBA në Tiranë, por pa specifikuar nëse do të hapë një hetim.

“Për heqjen e vizës nga ana e SHBA, jam ndier shumë keq, të them të drejtën. Është një vendim i rëndë aq më shumë që bëhet fjalë për paraardhësin tim. A po e hetoj Llallën? DASH nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Shqipëri është treguar i gatshëm të japë bashkëpunim për dhënien e drejtësisë. Edhe në këtë rast ka ofruar bashkëpunim dhe të dhëna. A do të hapet një hetim? Nuk mund të flas më tej për këtë çështje” – e mbylli Marku këtë temë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Dreqi e mori, po përse duhet të vazhdohet me hipokrizi me abuzimin përgjithësues SHBA ka thënë kështu e SHBA ka bërë kështu ?. SHBA është një vend demokratik ku duhet respektuar udhëheqja shtetërore e presidenti i dalë nga votat e popullit.. Ditët e fundit presidenti Trump ka larguar nga detyra, si sekretarin e shtetit që ka edhe funksionin e kryeministrit, edhe drejtuesin e agjensisë së sigurisë CIA, pasi kishte zëvëndësuar edhe drejtuesin e FBI.
    Le të presim se çfarë qëndrimi do të mbajnë drejtuesit e rij të administratës Trump e mandej të flasim në emër të SHBA.
    Nese Arta Marku u përzgjodh nga Rama, me rekomandimin e anbasadorit Lu e miratimin e sekretarit të shtetit Tillerson, ky i fundit nuk është më në detyrë e ambasadorit Lu i ka përfunduar mandati i detyrës së tij, njëlloj si Adriatik Llalla.
    Në shkrimet e mediave shqiptare theksohet se kryeprokurorja e “përkohëshme” Marku, nuk është në gjendje të skjarojë asgjë se çfarë do të bëjë me çështjet e hapura për hetime.
    Krejtësisht normale.
    Ajo nuk e di se si do të vazhdojë fati i “zgjedhjes” së saj si kryeprolurore nga Rama.
    Presidenti Trump me vështirësi të mëdha, po e rinovon administratën e tij e ka një program politiko-konomik ndryshe nga establishmenti i vjetër.
    Që Rusia ka ndërhyrë deri në SHBA me spiunazhin e saj elektronik e tradicional, Trumpi e ka pranuar që në fushatën elektorale dhe e ka pohuar në vazhdimësi, por nuk ka dalë asnjë fakt se ai siç akuzohej, paskej bashkëpunuar me rusët. Në historinë e SHBA, nuk dijmë të ketë pasur ndonjë president republikan që të flirtojë me rusët, por janë shquar deri tek Trump, për politika të ashpra ndaj tyre.
    Pa hipokrizi duhet të pranojmë se ndonëse me vonesë, presidenti demokrat Klinton, nën trysninë e opinionit demokratik ndërkombëtar dha miratimin e tij për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e Serbi, në Dajton pati mohuar fare çështjen shqiptare e bisedimet dipëëomatike i pat bërë me Millosheviçin. Ndonëse marveshja e Dajtonit ndaloi luftën e përgjakëshme sërbo-boshnjake, nga ajo marëveshje doli më e fituar Serbia që veç shtetit të Sërbisë, u bë edhe me një shtet tjetër serb mbrenda të së ashtuquajturës konfederatës boshnjako-kroato- sërbe, me një Serbska Republika autonome.
    Presidenti Obama e dobësoi shumë interesin e administratës së tij për Ballkanin, e si pasojë u trimërua edhe Serbia e u inkurajua edhe Rusia që përsëri të fusë hundët ne këtë gadishull si ëndër e vjetër e saj për dalje në detin Mesdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *