• |
ide | kryesore

Juventus – Real Madrid/ Cilat janë përballjet e tjera në Champions

F1, Sport



Juventusi do të përballet me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në Nion të Zvicrës u përcaktuan ndeshjet çerekfinale ku janë caktuat çifte vërtet interesante.

Juve- Real është edhe një përsëritje e finales së Champions League e edicionit 2016/17, por që këtë sezon do të përsëritet në çerekfinale.

Nga përballjet e tjera veçojmë sfidën mes Liverpool dhe Manchester City. Sfidat e tjera janë Barcelona – Roma dhe Sevilla – Bayern Munich.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me 3 dhe 4 prill ndërsa takimet e kthimit një javë më pas, në 10 dhe 11 prill.

Shorti për gjysmëfinalet do të hidhet me 13 prill, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me 24 dhe 25 prill dhe 1 dhe 2 maj.

Finalja do të zhvillohet me 26 maj në “NSC Olimpiyskyi stadium” në Kiev. ©LAPSI.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *