• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në rrugën Transballkanike, një person në gjendje kritike

Lajme, Të fundit



Një makinë ka përplasur një biçikletë para pak minutash, në rrugën ‘Transballkanike’, në Vlorë.

Raportohet se nga përplasja është plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Vlorës, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra në kokë.

Mësohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, i cili raportohet se po ecte me shpjetësi. Priten detaje të tjera në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *