• |
ide | kryesore

Bie në skenë gjatë performancës, ndërron jetë Yan Arnaud

Paparazzi, Slider



Një aksident tragjik ka ndodhur në një prej spektleve të cirkut në Florida. Një performues I “Cirque du Solei” ka gjetur vdekjen pasi ra në skenë gjatë performancës. Në momentin që ai po realizonte, numrin e unazave, Yann Arnaud humbi kontrollin dh ra mbi skenë. Policia deklaroi se 38-vjeçari ra në një lartësi prej 20 metrash, dhe nuk mund ti shpëtonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë pasi u dërgua në spital.

“Është një trishtim I madh për “Cirque se Soleil” që raporton një aksident tragjik të ndodhur natën e 17 Marsit , gjatë një performance të shfaqjes ‘Volta’ në Tampa, Florida”, kanë deklaruar personat e stafit të këtij spektakli. Yan nuk ishte I ri në këtë fushë pasi ai e praktikonte këtë numër prej më shumë se 15-vjetësh. Por nata e 17-Marsit do të qëllonte pa fat për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *