• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Ramush Haradinaj një kukull në duart e Thaçit

Arkiva, Kryesore



Ramush Haradinaj përditë e më shumë po rrezulton si nje personazh grotesk për postin e kryeministrit të Kosovës. Për këtë imazh, që po degradon me shpejtësi, nuk kanë ndikuar vetëm intervista televizive si ajo tek Jeta Xhara, kur ai u përgjigjer se i donte qefi t’i falte detyrimet shtetërore një kompanie private. Aty nuk kanë luajtur rol aksione si ai i varjes së kollareve në gardhin e kryeministrisë (që u përcoll nga të gjitha mediar europiane), si reagim ndaj rritjes që ai i bëri pagës së vet. Aty nuk ka dorë vetëm marëdhënia e çuditshme me homolohun shqiptar, Edi Rama, të cilin njëherë e anatemon me statuse në Facebook, dhe po të njëjtën ditë e përqafon në darkë në shtëpinë e tij.

Lexo më tej:

Rama-Haradinaj / Përplasja mes një kllouni dhe një badigardi

Figura e ish luftëtarit që i frynte bilbilave në kuvend nuk është rënuar përfundimisht vetëm se për të ruajtur karrigen ai pranoi të votonte për ti falur tokë malazezëve.
Të gjitha këto nga pak e kanë shndërruar imazhin e kryeministrit të fortë në një karikaturë. Por ajo që i ka dhënë atij dërrmën e fundit ka qenë ngjarja treonditëse e arrestimit dhe tërheqjes zvarrë të Gjuriçit në mes të Prishtinës. Shumë media kosovare kanë thksuar se kryeministri i vendit është lënë krejtësisht jashtë menaxhimit të kësaj krize. Atë e ka marë në dorë vetë Hashim Thaçi, që e shndërroi zyrën e tij në dhomë të situatave, megjithëse presidenti e ka të ndaluar ligjërisht të drejtojë vetë operacionet policore.

Kjo gjë u duk qartë se për pothuajse 24 orë Haradinaj nuk guxoi të shfaqej në publik, pasi ai nuk dinte se çpo ndodhte. Por një burim i Lapsi.al në Bruksel skon edhe më tej. Nga hetimi që i kanë bërë autoritetet europinane kësaj çështjeje kanë arritur të marrin vesh se Thaçi e kishte shndërruar në një aferë personale moslejimin e Gjuriçit në Prishtinë. Ai e kishte çuar mesazhin të qartë: “nëse tenton të hysh do e pëesosh keq”. Dhe vetëm pas kësaj zyrtarë të qeverisë Serbe kanë kontaktuar me kabinetin e kryeministrit Haredinaj i cili nuk dinte gjë për betimin personal të presidentit dhe i kanë dhënë parimish dritën jeshile depërtimit në Kosovë.
Pra kur Marko Gjuriç jo vetëm u arrestua po u përdhunua demostrativisht në mes të Prishtinës, Haredinaj është ndjerë dy herë jashtë loje: edhe se se ka pyetur kush edhe ka dalë “besëshkalë”.

Kjo histori që po përflitet ngado e ka rrënuar tepër reputacionin e kryeministrit. Tashmë për sytë e të gjithëve, dihet se kush e drejton realisht Kosovën. Eshtë kuptuar mirë gjithashtu se pëse Ramushin e vendosën kryeministër: Jo për të drejtuar realisht vendin, por për të prishur koalicionin e partive që kishte vetëm një qëllim, largimin e PDK-së së Thaçit, pas 10 viteve pushteti të pandërprerë. Dhe megjithëse Ramushi deklaroi këtë të martë që edhe pas tërheqjes së serbëve nga koalicion, ai do të vazhdojë të jetë kryeministër, tashmë gjithkush është i ndërgjegjshëm se ai nuk është më shumë sesa një shef qeverie kukull.
©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *