• |
ide | kryesore

Haradinaj: Kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë “Kurti”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Haradinaj kërkon qeveri të unitetit kombëtar pa Albin Kurtin



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditura disa propozime pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë së tij. Ai tha se Kurti dhe qeveria e tij po shkon në drejtim të rrezikshëm dhe se “po e rrezikon ekzistencën e Kosovës”.

“Kurti dhe Qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon ekzistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri, marrëdhënien me aleatët tonë. Duke parë këtë drejtim, kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti, e si mundësi brenda demokracisë tonë, pra me vepru në parlament.

Sot diskutuam edhe forma dhe veprime tjera potenciale për tu përballur me Kurtin, me qeverinë Kurti, me rreziqet që ia shkakton vendit. Njëkohësisht vendosëm edhe krijimin e disa strukturave për tu përballur me atë qe po vjen dhe situatat rajonale, disa trupave në kuadër të kryesisë qendrore këtu. Nuk do t’i japim krejt detajet”, – tha ai.

Haradinaj tha se është diskutuar si opsion edhe krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar, që do të përfshinte të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Sipas bindjes tonë, nuk e kemi luksin me shku menjëherë në zgjedhje, pra diskutuam si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, pra të unitetit kombëtar ku do të ishin të gjitha partitë, përfshirë edhe VV-në, pra të një qeverie të ardhshme pa Kurtin” – tha ai.

Sipas tij, kjo mundësi “do ta kthente Kosovën në normalitet në agjendën euroatlantike”.

“Është e pakuptimtë me u sjell normal në parlament më, pra të vazhdojmë me agjendë të zakonshme… Kohë më përpara kemi thënë se nuk është kohë e zakonshme, nuk është situatë e zakonshme, nuk mund të sillemi zakonshëm.

Do të bashkëpunojmë me opozitën për qëndrimet tona në parlament, do të jemi bashkë, nuk do të ndahemi nga partitë tjera në një bojkot në parlament, por njëkohësisht në mundësinë e protestave dhe zhvillimeve tjera, pra ne veç kemi krijuar strukturat tona të brendshme për t’i përgjigjur situatave dhe rrethanave që vijnë”, – tha Haradinaj. /LAPSI.al



7 Comments

  1. O Ramush, opozita juaj s´guxon te beje zgjedhje te parakohshme se e dini qe do zhyteni me thelle ne batakun e humbjes.

  2. “Vilë 3 mln euro apo orë 30 mijë euro…”/ Hoxha: Mos u besoni gazetarëve e analistëve që lëvizin me ‘Range Rover’ apo makinë 150 mijë euro,njeriu i luftes dhe albini i serbise mbas perpunimit ne burgjet serbe

  3. Mos ia fut kot pash’Zotin. Rrini me Albinin deri ne zgedhje te ardhshme. Edhe ju do fitoni me shume atehere, jo tani.

    1. Dhe çfarë pastaj!!Akoma nuk e kupton që Kurti po tregohet më patriot se të gjithë ju të opozitës.Kujton se të qenit ish komandantë ju bën që të keni të drejtë gjithmonë!!

  4. Ramushi nuk kërkon zgjedhje, por rrëzimin e Kurtit dhe një qeveri teknike që e quan “Qeveri e Unitetit Kombëtar “, detyra e parë e së cilës është “Asociacioni i komunave me shumice serbe” dhe “demarkacioni” më pas me Serbinë …

    Sa për zgjedhje të parakohshme nuk guxojnë opozitarët në Kosovë , por as ndërkombëtarët, në mënyrë që të mos humbasin për herë të tretë përballë Albin Kurtit që ende ruan shumicën e shqiptarëve në krah të tij.

    Si do ta cilësojë Rama në vizitën në Prishtinë z. Haradinaj këtë herë???

  5. Zonja Osmani tashmë është në linjë të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe mund të çojë vendin në zgjedhje në mënyrë që të mos lejojë një konfrontim të hapur të qeverisë aktuale në raport me faktorin ndërkombëtarë për ndonjë veprim të caktuar në pjesën veriore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *