• |
ide | kryesore

I ndotur dhe pa drita, Gjiri i Lalzit përgatitet për sezonin turistik

Lajme, Të fundit

Temperaturat e ngrohta të ditëve të fundit kanë shtyrë vizitorët e parë drejt bregdetit të Gjirit të Lalzit. Por ajo që ofron ky plazh për pushuesit ditorë janë vetëm plehrat.

Pamja e plazhit nuk ka nevojë për koment. Mbeturina të ndryshme kanë pushtuar bregun e detit dhe një pjesë të rërës, ndërsa pushteti lokal duket inekzisten.

Vizitorët dhe banorë të zonës shprehin keqardhje për situatën, duke lënë të kuptohet se plazhet pastrohen vetëm nga privatët, që vendosin shezlone përkundrejt pagesës, ndërsa plazhi publik i është lënë në dorë natyrës.

“Mirë është të pastrohet se kemi edhe fëmijë dhe nuk kanë ku të luajnë. Edhe njeriu i fundit i botës e kupton se çfarë gjendjeje është këtu”, thonë disa pushues.

Por me sa duket, pastrimi është vetëm një nga problemet që kjo zonë ka. Pronari i një lokali të vogël familjar tregon se energjia elektrike më shumë mungon dhe se kur vjen ka voltazh shumë të ulët duke nxjerrë jashtë përdorimit pajisjet.

“Më shumë se gjysmën e viti nuk kemi drita, edhe kur vijnë, sidomos gjatë verës nuk është më shumë se 90 volt, duke na nxjerrë jashtë përdorimit pajisjet që kemi. Në këtë mënyrë ne faliumentojmë, në një kohë që pagesat i kryej të gjitha në rregull, edhe pse na faturojnë aforfe, pa na i parë fare sahatet”, shprehet Aleksandër Lazri, që zotëron një lokal të vogël në këtë zonë.

Referuar kësaj situate pritet që gjatë sezonit të verës në Gjirin e Lalzit do të mbijetojnë vetëm resortet luksoze, që paguajnë për pastrimet e plazheve që kanë përpara dhe që sigurojnë energji elektrike nëpërmjet gjeneratorëve të fuqishëm.

Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu