• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vettel flet për përplasjen nga Verstappen në pistën e Formula 1

Sport



Piloti i Ferrari, Sebastian Vettel gjendej në vendin e 3-të dhe po shkonte i sigurt drejt një vendi në podium në çmimin e madh të Kinës këtë të diel. Një përplasje nga prapa nga holandezi Max Verstappen i Red Bull, bëri që ferraristi të rrotullohej në vend dhe ta mbyllte garën në vendin e 8-të.

Në fund të garës, Vettel u shpreh: “Nuk kam çfarë them për Verstappenin sepse e patë vetë të gjithë. Garat kështu e kanë. Janë gjëra që ndodhin dhe ishte diçka negative për të dy”. Me vendin e 8-të, Vettel ruan kryesimin e Botërorit të Formula 1 me 54 pikë, 9 më shumë sesa Lewis Hamilton, i cili e përfundoi garën në vendin e 4-t. Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës duke lënë pas Bottas e Raikkonen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *