• |
ide | kryesore

Bandat e Elbasanit/ A mund t’i besohet Xhafajt kur del përkrah Qazim Sejdinit?

Kryesore

Fatmir Xhafaj u përpoq të flasë troç në forumin me qytetarët në Elbasan. Përmendi bandat që veprojnë në qytet, pranoi gabimet e policisë në të shkuarën, dhe premtoi se “do t’ia nxijë jetën” banditëve dhe kriminelëve. Për të qenë më bindës, veçoi emrin e Altin Qatos, si një ndër oficerët më të mirë të policisë, i zgjedhur posaçërisht për të rikthyer rendin dhe sigurinë në Elbasan.

Besim kërkoi Xhafaj nga qytetarët. Besim kërkoi Altin Qato. Besim kërkoi edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në forumin që kishin organizuar në formën e një dëgjese, me pyetje dhe përgjigje nga qytetarët.

Por megjithë përpjekjet për t’i dhënë kurajo të pranishmëve, askush nuk guxoi t’i përmendë Çapjat dhe Çelajt, dy grupet e famshme për sulmet kundër policisë pak kohë më parë.

Në panel, bashkë me Fatmir Xhafajn ishte edhe Qazim Sejdini, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i cili u vlerësua publikisht për rolin e tij në krijimin e një mjedisi më të sigurtë në Elbasan. Qazim Sejdini mbajti edhe një fjalë në forum, ku foli për punën që kishte bërë për të rritur sigurinë në qytet.

VIDEO/ Si mblidhte vota për Qazim Sejdinin me kallash në dorë Suel Çela

Por ngjarjet e shkuara tregojnë të kundërtën.

Qazim Sejdini është identifikuar publikisht si garanti i lidhjeve politike me njërën nga bandat që sulmuan policinë në Elbasan.

Vetë Sejdini është marrë nën mbrojtjen e policisë, pas ashpërsimit të luftës mes bandave në këtë qytet.

Dhëndëri i tij, Sokol Sanxhaktari, konsiderohet një nga protagonistët e përplasjes mes grupeve kriminale në Elbasan dhe është marrë në pyetje nga policia pas ngjarjeve të rënda.

Është provuar tashmë se Sejdini ka qenë një prej sponsorizuesve të biznesit të Suel Çelës, i shpallur në kërkim nga policia për sulmin ndaj policisë.

Në zgjedhjet e fundit lokale, ka pasur denoncime publike të qytetarëve të kërcënuar, që e përshkruanin Suel Çelën, si udhëheqës të krahut të armatosur të fushatës së kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Kompania në pronësi të bashkëshortes së Qazim Sejdinit është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për një kamion me 8 ton kanabis që u kap në Itali vitin e kaluar. Bëhët fjalë për agjencinë “Ujori” të Xhuljana Sejdinit, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Këto fakte dhe shumë më tepër se kaq janë të njohura mes qytetarëve në Elbasan. Madje mbështetja politike për bandat në këtë zonë është konfirmuar edhe nga Fatmir Xhafaj në parlament.

Për të gjitha këto arsye, forumi i organizuar nga Ministria e Brendshme ishte lehtësisht i paragjykuar për hipokrizinë që tregoi, duke folur për aksidentet, për policët e lagjeve apo për shqetësimet e zhurmave, në një qytet të marrë peng nga krimi, ku ende nuk janë zbardhur atentate me disa të vrarë. Për të gjitha këto arsye, fjalët e Fatmir Xhafajt, sado troç, tingëlluan teatrale dhe në vend të rrisin besimin për policinë, shtojnë frikën se nyja që mban të lidhur krimin dhe politikën nuk do të zgjidhet kurrë. ©Lapsi.al

18 Comments

  1. une jetoj dhe punoj ne elbasan dhe vallaj ndryshimin ne rend dhe siguri e ndjejm cdo dite. Kto qe flasin kta si tju besosh atij e si tju besosh ktij me duken budalleqe. Mua me mjafton qe policia po punon

  2. O elbasanlli !
    Policia “punonte” e mbante “rendin e sigurinë”, edhe në kohën e diktatorit Enver Hoxha kur ministri i sotshëm i mbrendshëm punonte si hetues i sigurimit.
    Policia e Tahirit , “çunat e tij”, edhe ata kanë punuar goxha duke kontribuar për të futur në burg qytetarët e thjeshtë që nuk kishin para të paguanin energjinë elektrike e duke u lodhur në punën e vështirë të kultivimit e trafikut të kanabisit. Edhe i vëllai i Fatmirit, Agroni ka punuar goxha me trafikun e drogës.
    Shkrimi hedh pyetjen se a mund ti besohet Xhafës kur del përkrah Qazim Sejdinit.
    Por të njejtën vlerë do tëkishte pyetja tjetër a mund të besohet Sejdini kur shihet përkrah Xhafës ?
    E më tutje akoma.
    A mund të besohet Donald Lu kur i del në mbështetje Fatmir Xhafës ?
    Punët pra janë më të ngatëruara sa ç’të duken ti o elbasanlliu i “ndershëm”

  3. Donald Lu-ne e kemi pare dhe perkrah Saje Qorrit e jo pak por 4 vjet! Kush na garanton se Xhafaj neser eshte si Saja sot, pra nje “Dru i shtrember ne mesin tone” sic tha Kryeministri mendjendritur per Sajen kur kish 4 vjet qe e quante “Ministri me i suksesshem”?

  4. Ky popull e meriton qeverine qe ka sado qe tregohen fakte per pislliqet e ktyre poplli kar behet barrikade edhe bar edhe kar ha vetem qe kto tjene mire cdo popull normal mbro familjen kto udheheqsin ajde llodhu kot tu i mush mendjen

  5. Nese ju nuk i besoni xhafes ateher te gjithe ju shqupistat dhe analista te shqupit , futuni brenda n qader qe tju respektoje populli. Respekt per komentusin ari qe eshte nga me te zgjuarit prej jush.

  6. Lapsi.al eshte nje putane mediatike! Me dy njerez mercenare! Keta te dy Andi dhe Shkullaku jane njerez pa moral! Si mund te merren me shkrime te tilla! Te gjitha jane opinione te degjuara tek Fevzo qe shiten si fakte!Keta njerez edhe Lubo hyn bashke me Zhejin dhe Yllin e Albanias qe vodhi me Berishen dhe pjestar ne vrasjen e Azemit vetem hedhin balte! Mire se Tosi eshte nihilist bolshevik po keta e kane ndertuar jeten ekonomike jo keq deri atje sa Tosi i biri i Todit apo Andi nipi i kapove dhe Bushatllinjve na hiqen si te varfer! Tosi bolsheviku rri me nje xhakete stil rus dhe te palare! Keta jane mediokrit analiste shqiptare te shitur bythe e breke! Te gjithe impotente behen xheloze pse Ramen e duan femrat kur te gjithe keta i braktisin grate e tyre si te pa zote ! Ka edhe disa komentues injorante qe i mbrojne me idiotesite e tyre! Ata qe kane vuajtur ne kohen e komunizmit kane te drejte te mos e duan Ramen por jo duke thene se Berisha ka qene me i mire! Te gjithe derrat nje fecke kane! Derra! Kam frike se do te me ofendohen derrat e vertete!

    1. “Andi, jo Bushati” ?????

      Unë i besoj Xhafës se ai ka dalë ne resme me Enver Hoxhën e me Donald Lu.
      Edhe Ramës i besoj se është rritur në studion e të atit ku kudo që të hidhje sytë, shihje portretet e qoftëlargut, e pagoi me paratë e drogës 80 mijë dollarë që të bëjë një foto me Obamën.

      1. Po cfare ka lidhje komenti juaj me komentin tim! Xhafa mund te jete ashtu sic thua ti o “nessuno”! Une e kam fjalen per nje dore analistesh qe ndrojne pronarin e tyre per nje grusht te mire me para gjaku! Nga te gjitha anet e politikes! Rama mund te jete kriminel ashtu si Sala dhe Meta nuk jane vetem! Por keta bythqire analiste ,se bashku me ca komentues si puna jote,jeni injorante dhe analistet jane te shitur!

  7. Xhafajt i besohet vetem kute te thote bota eshte e bardhe,se bore te zezë nuk ka,te tjerat fjale politike jane maska e trasportit ne itali dhe importeve nga kolumbia.
    dihet se rama zgjodhi nje qeveri me specialiste e profesionista …. trafiku e vjedhje sistematike te gjitha tenderave,e kuptushme aeroportin e vlores….)
    lejimi i kompanive vetem turke dokumenton te gjitha.

  8. Xhafaj duket nje nga te paktet qe me te vertet mund te jet serioz ne synime. Por gjithsesi, pyetja e gazetarit ne kete rast eshte me shum vend. derisa njerez si Qazimi te jen verdall, te gjitha te tjerat duken llafe e pordh me rigon.

  9. te ngjizur ne qenef stalini rama .ruqi,xhafa e qazim sejdini pun m.t e bejn si te ishin mao lu ce dun e vllahutini.ketyre as i qime bythe nuk i trazohet per shqiperin e kombin.

  10. Per “elbasanlliun”, komentuesi 1!
    Ku e ndjen ndryshimin ne rend e siguri ti o klyshi i lales? Ke kryqezimi i ish-poliklinikes dentare kishte hipur makina per here te dyte brenda nje kohe te shkurter ne trotuar. E pe mermerin e dyqanit si e kishte shkaterruar?
    Terminalin e autobuseve e cuan ne Bradashesh para fiks 1 jave(vendim i Lales, ne pronen e S.Sollakut), fshat 8 km larg qytetit!!!!
    Fakti qe s’po shtijne me arme capallaret dhe te tjeret, te duket gje sikur eshte qetesuar gjendja?

  11. Shkrimi eshte krejt i sakte, tregon sa duhet per te kuptuar ngjarjet ne Elbasan.
    Bravo -lapsi.al- keni shkruar ato qe mediat kurva te qeverise nuk i bejne publike.
    Ju lumte, kjo ben qe dhe rilindIdjotet tju lexojne, packa se si kurva qe jane ulerijne e turfullojne nga keto te verteta se jane mesuar te mbllacisin baglat e mediave te Rames.

  12. Per fat te keq ke ende nostallgjik te monizmit su mjaftoi tortura internimi perdhunimi nga eterit e ketyre qe jan sot ne pushtet

  13. Persa kohe Rama vete, eshte i lidhur dhe i varur nga bandat, ne sherbim te tyre, i trembur prej tyre, i marre peng , nuk ka minister ne bote qe te vere rendin. Te gjithe i dine bandat qe bejne ligjin, qe marrin tendera, leje ndertimi, drejtojne dhe kontrollojne linjat e forta te trafikut te drogerave te forta, vendosin gjoba maramendese dhe asgje nuk ndodh. Shteti eshte ulur ne gjunje, dhe eshte totalisht i shitur. Operacioni forca ligjit eshte zhgenjimi dhe deshtimi me i madh. Nuk dime sa grupe te forta funksionojne , por nese jane 40 (sic thote min brendshem), asnje nuk eshte goditur ,asnje. Dhe ata qe jane denuar, keta nuk arrijne ti mbajne dot brenda burgut. Dhe kjo jo se kryem thote qe e ka ne dore gjyqesori, por se politika varet nga krimi., dhe ben presion per lirimin e tyre. Kushdo kriminel qofte, pa suport politik nuk e shtyn as 24 ore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu