• |
ide | kryesore

Bebe Rexha e para shqiptare e nominuar për “Billboard Music Award”

Paparazzi, Slider



Këngëtarët shqiptarë po korrin një sukses të madh në të gjithë botën. Emrat si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë më të dëgjuarit dhe këngëtaret më të pëlqyera të momentit, duke i bërë shqiptarët të ndihen krenarë. Por një tjetër arsye për t`u krenuar është edhe fakti që e para këngëtare shqiptare është nominuar në “Billboard Music Awards”.Po flasim pikërisht për Bebe Rexhën, e cila ka njoftuar të gjithë fansat e saj për këtë arritje. Nëpërmjet postimeve në Instastory ajo bën me dije se është e para shqiptare që e ka arritur këtë gjë. Nuk mund të mungonte mbështetja nga shqiptarët e tjerë të njohur, Mario Dedivanoviç ka postuar një foto te këngëtares në profilin e tij, por ajo që e ka emocionuar Bebe-n është komenti i Kim Kardashian, e cila i shkruan: “E mrekullueshme”.

 

Shpresojmë shumë që Bebe të rrëmbejë çmim në “Billboard Music Awards” dhe t`i krenojë edhe më shumë shqiptarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *