• |
ide | kryesore

Çfarë tha Khloe Kardashian pas tradhëtisë së Tristian

Paparazzi, Slider



Më shumë se kurrë, jeta e saj këto ditë ka qenë e mbushur me emocioneve të të gjitha ngjyrimeve. Nga zbulimi i papritur i tradhtisë të partnerit Tristian, vetëm tri ditë përpara se të sillte në jetë të bijën, tek statusi i ri i mëmësisë.

E quajti të bijën, True Thompson dhe ky emër u përfol jo pak në media, për faktin se ndoshta erdhi si një zgjedhje që hidhte poshtë çdo dyshim dhe çdo pakënaqësi në lidhje me partnerin e saj, i cili u shfaq në disa momente intime, duke u puthur në një night club me dy striptiste.

Portalet kanë “zier” këto ditë nga lajmet mbi çiftin e ri të prindërve të showbiz-it botëror, bashkë me dyshimet nëse ata vazhdojnë të jenë bashkë apo jo. Por, kur të gjithë presin gjithë sy e vesh për të mësuar gjësend më shumë rreth kësaj historie, ka reaguar më në fund protagonistja në fjalë, vet Khloe Kardashian. Këtë herë ajo nuk ka zgjedhur t’i jap publikisht përgjigje tymnajës së dyshimeve dhe thashethemeve të ngritura për të dhe Tristian, por ka preferuar që të mos i kursejë një super urim dhe dedikim të ndjerë të motrës, Kourtney e cila feston sot ditëlindjen.

Në urimin special të saj, Khloe ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Kourtney Kardashian. Në gjithë jetën time, unë do e kisha gjetur një mënyrë për të të pasur ty përgjithmonë. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa ty. Paç ditëlindjen më të bukur. Ti meriton më të mirën. Përgjithmonë dhe gjithmonë do të të dua”!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *