• |
ide | kryesore

I dënuar për trafik droge, Prokuroria nis verifikimet për vëllain e Fatmir Xhafës

Lajme, Të fundit



Pas denoncimeve të opozitës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht verifikimet për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Agron Xhafaj rezulton i dënuar nga Itali për trafik droge, ndërsa opozita akuzon Xhafën dhe Ramën se kanë vepruar për ekzekutimin e këtij vendimi të gjykatës. Jo vetëm kaq, por PD thotë se Fatmir Xhafaj në kohën kur ishte në krye të Komisionit të Ligjeve, ka ndërhyrë qëllimisht në Kodin e Procedurës Penale, me futjen e një neni që e pamundësonte ekstradimin e vëllait të tij në Itali për të vuajtur dënimin. Mbetet të presim se çfarë do të rezultojë nga hetimet e Prokurorisë.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *