• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr SMS-të për Agron Xhafajn: Pjesë e bandës së Novoselës

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa mesazhe nga ata që i quan “qytetarë dixhitalë” të cilët sipas tij japin informata për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Berisha thotë se ministri i brendshëm ka mbrojtur trafikun drogës të kryer nga vëllai i tij.

Në një nga SMS-të e publikuar nga Berisha shkruhet: “Mirëmbrëma doktor. Doja t’ju informoja se ne muajin nëntor 2017, Agron Xhafa është ndaluar në Vlore nga shefi i krimeve Altin Hamitaj pasi kishte të dhëna se në makinën e tij kishte hashash.

Aty janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Fatmir Xhafa ka telefonuar Gent Shehajn direkt që është drejto i Policisë në Vlorë dhe e kanë lënë të ikë pa e kontrolluar fare. Te lutem shumë fshihe numrin tim po vendose ta publikosh. Ju uroj shëndet e një natë të mirë.”

Një tjetër SMS shkruan: “Prsh doktor. Doja të të vija në dijeni sepse sapo ra brenda me këmbët e veta ky ministri i mallëngjyer. Pa pyete njeherë me atë grupin e Novoselës kishte gisht vëllai i ministrit apo jo?”



6 Comments

  1. Ky eshte bere i shpifur fare ky sala ka arritur ne ate pike sa duhet te rri te qetesohet se nuk i mban me truri tani edhe fillon i dalin para viktimat qe ka grumbulluar gjate viteve

    1. Sali ilacet vlla. Te kam then mos i harro po nuk te degjon koka. Edhe mos harro ate nipin e Lirise tende qe ishte i denuar nga gjykata italiane dhe ti e mbaje te punesuar ne kryeministri

  2. O Berishe akoma nuk e ke kuptuar qe nuk te beson me populli o shok. Ca do te flasesh ti prap nuk te beson me njeri se te kane provuar ne kurriz shqiptaret

  3. e keqja e ketij vendi je ti Sale,cfare kultivove ti ne trurin dhe mendjen e shqiptareve ne 25 vite ato vazhdojne te behen ,pabesia,rrugaceria ,perfitimet e pamerituara,shkaterrim totali i ekonomis dhe i trurit njerzor shqiptar,jan vepra te tua te turpeshme ete denueshme

  4. Pra pusho o plak i helmatisur,struku ne qoshen tende te pleqerise e rreku me perrallat e tua monstruoze.Fshije nga mendja mashtrimin,prpopoganden mashtruese se zemra po te digjet per kombin e popullin shqiptar,Behu nje here trim o frikacaku tropojan e kerkoji falje te dy kraheve politik dhe popullit qe i ke bere si bagetia se shume faje dhe mekate ju ke shkaktuar shqiptareve kudo qe jan,Vetem keshtu ke per te mbetur ne analet e historise shqiptare si baba i kombit si plak i urte e i mencur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *