• |
ide | kryesore

Familja jep detajet e funeralit të Aviciit

Paparazzi, Slider



Gati një muaj më parë u nda nga jeta DJ-i me famë botërore, Avicii. Një humbje e madhe kjo për artin që u bë kryefjalë e mediave botërore.

Së fundmi ka qenë familja e Avicii-it ajo që ka folur rreth planeve për funeralin e DJ-it të njohur.

“Ka pasur shumë kërkesa në lidhje me varrimin e Tim Bergling, nga fansat e muzikës së Aviciit. Familja e tij ka konfirmuar se funerali do të jetë privat në prani të njerëzve që ishin më të afërt me Tim. Ata me mirësi kërkojnë nga mediat ta respektojnë këtë”, u tha në deklaratën e lëshuar nga familja, raporton “Variety”.

Avicii u gjet i vdekur në Muscat, Oman, ndërsa ishte me pushime. Sipas raportimeve të deri më tanishme flitet se ndarja nga jeta e 28-vjeçarit erdhi si pasojë e vetëvrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *