Një tjetër shpërndarës heroine është kapur nga Policia e Beratit, vetëm një ditë pasi kjo polici goditi një grup trafikantësh prej 4 personash.
Në pranga ka rënë shtetasi Ilir Leka, 43 vjeç, banues në lagje ‘30 Vjetori’, në Berat.
Ky i fundit është arrestuar, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin e tij i janë gjetur dy doza me heroinë.
Ndërkohë, një ditë më parë u arrestuan shtetasit Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat; Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike); Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike); Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike).