• |
ide | kryesore

Robert Berisha krenar për Era Istrefin

Paparazzi, Slider



Nuk e ka fshehur për asnjë moment krenarinë dhe vlerësimin për motrën e bashkëshortes së tij, Era Istrefi! Sidomos, pas zhvillimeve të fundit, ku është konfirmuar lajmi se këngëtarja shqiptare do të jetë zyrtarisht zëri që do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2018-të, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, Robert Berisha ka vendosur të flasë publikisht për këtë arritje profesionale në karrierën e kunatës së tij.

Këtë gjë, e ka bërë përmes rrjeteve sociale, por duket se menjëherë pas deklaratës së tij, ai ka nxitur një tymnajë thashethemesh dhe debatesh në lidhje me këtë çështje. Ndaj, vet Roberti është ndjerë i detyruar që të bëj një sqarim publik në të cilin shkruan: “Nuk kam asgjë kundër Dua Lipës, Rita Orës, apo Majlinda Kelmendit. Përkundrazi, ndihem krenar për të gjithë shqiptarët që kanë ecur përpara dhe na kanë zbardhur fytyrën, por Era Istrefi është artisja e parë nga Kosova që me kompozim dhe tekst të sajin do të shkojë shumë shumë larg. Duhet të kënaqemi dhe jo të xhelozojmë. Rroftë Kosova, o motra  dhe vëllezër”, ka cilësuar ai në postimin e parë.

Ndërsa, më vonë ka publikuar një tjetër foto në instastory ku shkruan: “Bac, u kry”!

Nuk ka dyshim që për të dhe komplet familjen Istrefi, ky angazhim i ri për Erën është një tjetër super arritje në tregun ndërkombëtar të muzikës. Dhe kjo na bën të gjithëve të ndihemi krenar!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *