• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës/ Ambasadorët kanë gabuar, madje edhe ata amerikanë

Lajme, Të fundit



Duke marrë shkas edhe nga deklarata e fortë e ish-ministrit të Brendshëm Saimri Tahiri, ditën kur hoqi dorë nga mandati i deputetit se ambasadorët e huaj në vendin tonë blihen, analisti Fatos Lubonja thotë se nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata kanë gabuar.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Lubonja thekoi se në shumë raste diplomatët kanë gabuar edhe për interesa personale, apo edhe për interesat e vendit nga vijnë.

“Shit-blerjen duhet ta provojë. Mendoj më shumë sesa shiten apo blihen, çështja është nëse gabojnë apo jo. Kjo është çështje që ha debat. Ajo që di të them unë është se në historinë tonë shumë herë ambasadorët kanë gabuar, edhe ata amerikane.

Për shumë arsye, ndonjëherë edhe pa dashje. Ndonjëherë edhe nga simpatitë, apo dhe nga interesat e shtetit të tyre.
Për shembull, në fillimet e demokracisë, ambasadori i parë i SHBA në demokraci mbështeste Berishën. Ai vazhdonte linjën e tij apo edhe italiani Paulo Foresti.

Apo mjafton të kujtoni Arvizu, që për interesa të SHBA-ve, donte të sillte demontimin e armëve kimike siriane këtu. Ai doli në media dhe foli për zhgënjimin e madh që mund të kishte SHBA nëse qeveria nuk e merrte këtë vendim.

Ambasadorët kanë mbajtur një anë në këtë çështje. Pastaj pse janë korruptuar? Pse s’kanë besim tek opozita, këtë nuk e di. Rama ka pasur mbështetje politike. Flitet për Sorosin, për lobingje, pasi ai është i lidhur me Hillary Clinton”, – tha Lubonja.



10 Comments

  1. Pse nuk permend edhe esencen, o Tos, qe ne nje vend ku ambasadoret bejne ligjin, ky vend eshte republike bananesh dhe aspak aspirant per BE.

  2. Pse duan te vendosin drejtesi amerikanet ne Shqiperi pas 27 vitesh demokraci? Pse tani dhe jo me perpara?

    LUBONJA me nje pyetje hodhi nock out panelin dhe avokat Ngjelen.

  3. Saimir Tahipi.
    Emil Zola ka thene; “Mahnia e njerzve me dije gjysmake eshte per t’u mare me probleme te veshtira”
    Konkretisht ti edhe pse kuptohet lehtesisht se je karabush kerkon te koregjosh madje, sugjerosh duke i referuar nje ide antikombetare nje analisti te njohur.
    Diku kam lexuar dhe definicione e tua skizofrenike.
    Uroj te jesh adoleshent ne formim e siper qe gjithsesi ke zgjedhur nje rruge absolutisht te mbare duke krahasuar me delikuentet dhe injorantet provincial.

  4. Lum si une qe kam kritike personale! Dikur kishin emra….. sot jane “paemer”
    (Shkruhet “mania”, i dashur analfabet ridhjeres, dhe jo “mahnia”)
    Te fala Liderit!

  5. Saimir, per rracen tende Sefer Daja ka thurur keto vargje:

    Katunar surrat parrur
    Qytetar s’ke me u bo kurre
    Pac me nru ene shtate lekur.

    1. Kurse per rracen e atyre pak tironsave komuniste, po Sefer Daja ka shkruar:

      ‘Kur e hudh faren e keqe,
      edhe del i sen’ me bisht,
      nuk gjo mo te felliqme,
      se Tironsi komunist

  6. Ti që kundërshton dhe fyen Saimir Tahipin bie në kontradiktë me atë që shkruan vetë sepse:
    1-Saimir Tahipi shpreh një bindje dhe realitet që ka ekzistuar që në fillim të ’90s.
    2=Saimir Tahip Shpreh mendimin e vet ndryshe nga ti që përpiqesh që me idetë dhe mendimet e të tjerëve të hysh në debat.
    3-Sa për adoleshencën treguesi më i qartë është se adoleshentët nuk kanë bindjet e veta por kopjojnë lart e poshtë fjalë, fjali dhe ide, bie fjala si puna jote që pavarësisht nga mosha të paska shkuar gjatë adoleshenca.
    Tung!

  7. Çuna, mos ia varni – eshte thjesht nje komunist i gjore dhe muk ndryshon deri ne shfarosje! Une merrem me temen e shkrimit, ky palaçoja gjen citate online dhe m’i vesh mua….
    Prandaj i bej te fala Liderit!

  8. T’ju thuash zagare ju ben nder se ne fund te fundit ata bejne nje pune, ju jeni Cakej.

    Per nje idiot me emrin “al”-e dhe gjithe idiotet e tjere. Nuk jam nga Tirana por dhe nuk do te ndihesha me turp sikur te isha nga cdo krahine ose fshat i Shqiperise apo botes. I turperuar do te ndihesha nese do te isha injorant pa personalitet dhe te ndiqnja verberisht kedo kriminel dhe antikombetar te vendit ku jetoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *