• |
ide | kryesore

Lubonja: Bashkitë e kapura nga krimi duhen shkrirë

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në Himarë. Ai theksoi se bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë. Ai shtoi se Blerina Bala u zgjodh si kryebashkiake e Himarës, pasi ajo ishte zëvendësuese e Goros dhe për rrjedhojë, me të në krye të bashkisë, maxhoranca bën të mundur “që të mos hapen kartat” në Himarë.

“Nuk është e drejtë moralisht zgjedhja e Blerina Balës. Zgjedhja e saj është e padrejtë moralisht, sepse është zgjedhur nga Jorgo Goro. Në Itali ka një ligj, që nëse dyshohet se bashkia funksionon si organizatë kriminale, shkrihet. U vendos zonja, që mos t’ua zbulojmë kartat.

Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim me krimin e organizuar. Është sistematike në Shqipëri që bashkitë funksionojnë si organizata kriminale, grabisin toka dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe të gjithë mbahemi nga këta para. Bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë”, – deklaroi Lubonja në emisionin “Open” në News 24. /LAPSI.al



4 Comments

  1. Opozitë e mirë për një vend është ajo që konsiderohet si alternativë qeverisëse. Sa për të qenë konsideruar si “opozitë e vërtetë” apo “të bashkuar” mos i shpenzoni kot bizneset dhe mos lodhni kot Edi Ramën se ju ka zgjedhur e caktuar prej kohësh si të tillë. Jo se jeni, ju vlerëson, apo jeni në gustot e tij. Thjesht i duheni si të tillë!

  2. Jam dakord qe bashkite qe veprojne si organizate kriminale te shkrihen, por kete nuk e vendos preferencat e Lubonjes por mekanizmat ligjore.

  3. Bardhi është jurist dhe si tillë e di që SPAK vihet në lëvizje me kallëzim penal. Paraqiten faktet. Nëse janë reale, merret nën hetim i kallëzuari. Nëse janë të rreme, ndëshkohet kallëzuesi. Nëse faktet qëndrojnë, por nuk përbëjnë elemete penale, pushohet çështja.

    Gazment Bardhi hedh një Babale dhe i kërkon SPAK-ut të hetojë.

    Kush është SPAK-u, kamarieri te lokali para SHQUP-it apo pastruesja te Kodra e Diellit që merr komandë nga Bardhi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *