• |
ide | kryesore

Lëshojeni sa herë t’ju vijë… në det

Arkiva, Pikante
pipi.jpg



Të shumtë janë ata që urinojnë në det, por të paktë janë ata që ndihen fajtorë. Tani, ndjenja e fajit nuk hyn më në punë, po t’i besosh një studimi të American Chemical Society, sipas të cilit, urinimi në det, në fakt i bën mirë botës nënujore. Sipas të dhënave, elementët që gjenden në urinë nuk i kërcënojnë gjallesat nënujore. 95 % e urinës së njeriut është ujë dhe pjesa tjetër përbëhet prej joneve të natriumit dhe klorit. Po ashtu, uji i detit përbëhet prej 96.5% ujë dhe nivele më të larta natriumi dhe klori. Megjithëse të dyja lëngjet përmbajnë potasium, urina përmban shumë nitrogjen që kur kombinohet me ujin prodhon amoniumin, i cili dhuron jetë botës nënujore. Nga ana tjetër, nuk janë vetëm njerëzit ata që “çlirohen” në ujë. Balena, për shembull, bën të njëjtën gjë, por ajo lëshon 970 litra urinë në ditë. Megjithatë, pavarësisht përfitimeve që vijnë nga të urinuarit në det, studiuesit insistojnë që njerëzit të mos ngatërrojnë detin me ujin e pishinës. Të urinosh në pishinë vazhdon të mbetet jo higjenike dhe e gabuar.