• |
ide | kryesore

Mourinjo kërkon Destro, Milan “mbetet thatë”

Arkiva, Sport
destro.jpg



Merkato e çmendur për Chelsea. Pas marrjes së Diego Costa dhe kthimit të Didier Drogba, “blutë” kanë hedhur sytë tek Mattia Destro. Sulmuesi i Romës i pëlqen shumë Mourinho-s, që ka patur mundësi ta shikojë kur ai luante për të rinjtë e Interit. Verdhekuqtë e Romës kërkojnë për lojtarin rreth 25 milion euro. Pas largimit të Balotellit në garë është dhe Milani.

Sipas britanikes “Daily Star, Mourinho ka vënë sukmuesin verdhekuq në krye të listës së dëshirave dhe mesa duket negociatat kanë nisur. “Nuk mund ta mohoj që Mattia është në qendër të disa situatave të rëndësishme dhe që mund të zbulohen vetëm në vijim – tha agjenti i futbollistit Claudio Vigorelli. Destro pëlqehet edhe nga Milan që kërkon të zëvendësoje vendin bosh të Balotellit por tashmë gara duhet të behet dyshe.

Roma pranë Torres

Një sulmues ikën, një tjetër sulmues vjen. Pas lajmeve se Chelsea kërkon Mattia Destro janë përhapur zërat për interesimin e Romës për Fernando Torres. Sipas britanikes “The Sun” verdhekuqtë janë në krye të listës për të marrë sulmuesin spanjoll nga Chelsea që tashmë duket se i ka bërë valixhet gati.